MC Networking

Zhvillimi i vonuar te fëmijët, Selimi: Fëmijët qëndrojnë shumë gjatë në telefon, ndërveprimi social i rëndësishëm

Sibora Grifi Selimi, logopede e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka folur lidhur me zhvillimin e vonuar të fëmijëve në kohët e sotme për të cilët u shpreh se rastet që kanë nevojë për ndihmën e një specialisti janë shtuar shumë.

Ajo tha se ndërveprimi social është mjaft i rëndësishëm teksa theksoi se një nga problematikat më madhore mbetet ekspozimi i gjatë i fëmijëve përpara ekranit.

Sipas saj fëmijët imitojnë artë që shohin në telefon dhe se në moshën 3-vjecare ata duhet të jenë të artikuluar në të folur.

Është e vërtetë dhe nga praktika kontakti me prindër ky numër po vjen në rritje dhe realisht dhe ne profesionistët jemi duke diskutuar pse po vjen ky numër në rritje. Ne si ekspertë jemi duke dhënë këshilla sidomos këshillën për ekspozimin para ekranit që po ndikon realisht në zhvillimin e fëmijëve dhe jo vetëm te të folurit, por problematika me të menduarit, gjumin etj. 

Prindërit pavarësisht kësaj e gjejnë ekranin si një formë zgjidhje, pastaj nëse fëmija mësohet me telefon e ka të vështirë ta heqë pastaj. Këtu fillon fëmija e kërkon telefonin dhe përtej tre vakteve, të paktën që në moshën 2 vjeçare nuk duhet të ketë lidhje fare me telefon, por të paktën dhe kur shohin të jetë në kontroll nga prindërit.

Më tej ajo shtoi se vendosja e diagnozës është rrugë e gjatë për të arritur në një përfundim, e vendos vetëm një mjek, por sipas saj në momentin që fëmija paraqitet një problem vetëm me të folurin, në të vërtetë problematikat janë dhe përtej të folurit.

Disa problematika të tjera, nëse një fëmijë nuk ka kontaktin me sy, nëse nuk të përgjigjet, nëse nuk qëndron në një aktiviet për pak minuta por e ka fokusin te lodrat dhe s’të jep reagimin, ndërveprimin dhe gjuha e kuptuar kur ti i jep një komandë fëmijës dhe ti pret ta bëjë, përveç këtyre duhet të njohë objektet, mere topin, lugën. Që 18 muajsh vihen re këto problematika por dhe më herët. Problematikat janë shtuar se fëmijët qëndrojnë shumë para ekraneve, kam raste të fëmijëve që kanë qëndruar më shumë se 6 orë para ekranit.  

Një tjetër problematikë është dhe fakti që pa mësuar shqip i lejojnë të shohin në telefon vetëm në anglisht dhe ata i mësojnë frazat përmendësh. Në momentin që fëmija mëson nga ato që ka dëgjuar janë përmendësh dhe nuk e di as se çfarë janë. Më përpara ka qenë shumë e vështirë që prindërit ta pranonin që të vinin dhe për një konsultë qoftë ajo rutinë, por logopedi nuk trajton vetëm fëmijët me autizëm.

Ne insistojmë për ndërhyrje të hershme 18-20 muajsh nëse prindërit i vënë re këto sinjale. Është rritur kjo pjesë informimi krahasuar me më përpara, prindërit janë ndërgjegjësuar. Ka pasur raste që kanë ardhur dhe për konsultë rutinë. Pas moshës 3 vjeçare fëmija duhet të jetë i artikuluar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top