MC Networking

Të përfshirë në një tentativë vrasje/ Në pranga “i forti i Sukthit” dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni

Policia e Durrësit ka prangosur sot Rexhep Arapin, i njohur si “i Forti i Sukthit”, Dedan Gjonin, ish-shefi i Krimeve në Komisariatin nr.6 si dhe një person të tretë. Rezulton se këta persona janë të implikuar në një tjetër tentativë vrasjeje. Dyshohet se Rexhep Arapi ka porositur një vrasje duke siguruar informacion përmes Dedan Gjonit.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Sapo ka përfunduar pak minuta më parë një operacion me koordinim të Prokurorisë së Posaçme, i zbatuar nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për një arrestim të dytë të Dedan Gjonit, ish-shefit të Krimeve të Komisariatit nr.6 që u arrestua në shërbim brenda radhëve të policisë. Rezulton i përfshirë i përfshirë në një tjetër vrasje, këtë herë me një grup kriminal nga Sukthi. Po ashtu është arrestuar edhe Rexhep Arapi, i njohur ndryshe si Kep Arapi, apo ‘i Forti i Sukthit’. Kep Arapi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme si personi që ka porositur një vrasje për rivalët e tij, nëpërmjet Dedan Gjonit ka siguruar informacion dhe kushtet për të kryer vrasjen, dhe së bashku me një person të tretë, të tre këta shtetas janë ndaluar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Vazhdojnë të jenë një minierë ari komunikimet në SKY ECC”.   

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top