MC Networking

Zhabina: Sistemi i drejtësisë ka nevojë për investime, amnistia për ti dhënë frymëmarrje mbipopullimit në burgje (VIDEO)

Ministria e drejtësisë paraqiti dje draftin final për amnistinë penale teksa është shprehur se ka bërë ndryshime dhe se u ka dhënë mundësinë e lirimit më shumë të dënuarve dhe paraburgosurve. Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në datën 30.11.2023, duke e rritur numrin e përfituesve në rreth 620 të dënuar.

Lidhur me këtë gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live u shpreh se ndryshimi i vetëm është kohëzgjatja nga qershori është shtyrë deri në nëntor, ndërsa theksoi se veprat janë po të njëjtat për personat që përfitojnë amnistinë. Sipas tij, tashmë pritet që drafti i përfunduar të hyjë në fuqi.

Besoj se do jetë brenda vitit se kështu me çfarë munda të lexoj drafti parashikonte të ishte deri në qershor dhe kemi shtyrje të afatit deri në nëntor, por veprat janë të njëjta, nuk ka ndonjë ndryshim tjetër. Trafiku dhe vrasjet, krimi i organizuar futen te ato akuza që kanë kompetencën e SPAK dhe këto lihen jashtë amnistisë. Nga kjo amnisti përfitojnë deri në 600 të burgosur dhe kryesisht janë femra dhe ata persona që janë drejt përfundimit të burgimit. Në vija të përgjithshme ky është drafti dhe pritet të hyjë në fuqi dhe pritet të zbatohet.

Më tej ai shtoi se kanë nisur procedurat dhe kërkesat për amnisti, ndërsa theksoi se sistemi i burgjeve ka nevojë për investime të reja.

Është një shifër e madhe 500-600 të burgosur, por kjo amnisti vjen dhe pas miratimit të marrëveshjes me Britaninë për transferimin e rreth 200 të burgosurve në Shqipëri. Keshtu që duke nisur procedurat dhe kërkesat dhe duhet të gjenden disa vende dhe një nga këto mund të jetë dhe kjo.

Që të investosh në një burg të ri apo në këtë sistem që kemi duhen disa muaj kohë, prandaj është gjendur kjo mënyrë, pastaj meqë jemi dhe në kuadrin që SPAK po heton dhjetëra policisë dhe amnistia është një nga mënyrat për krijimin e vendeve bosh. Besoj se amnistia është nga ato korrekte, nuk është se po përfitojnë kriminelë, pavarësisht teorive të konspiracionit. Nuk besoj se do ketë ndonjë ndryshim të madh përveç shtyrjes së afatit nga qershori në nëntor.

Nuk shoh ndonjë pikë ku mund të kapemi te kjo amnisti. Mënyra se si është ndërtuar nuk shoh shkelje. Aty janë të listuar kush nuk përfiton nga kjo amnisti, kështu që nuk shoh të ketë ndonjë konspiracion të madh, megjithatë duhet të jemi vigjilentë për të parë. Nuk besoj se do ketë shumë surpriza, por besoj se po bëhet për ti dhënë pak frymëmarrje mbipopullimit në burgje. Besoj se sistemi do të ketë njëlloj frymëmarrje me këtë vendim.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top