MC Networking

Hackerat në sulm për të vjedhur paratë e shqiptarëve (VIDEO)

Një skemë e rrezikshme mashtrimi po qarkullon ditëve të fundit në rrjetet sociale , kryesisht në Facebook. Tirana International Airport është faqja e cila përdoret nga profesionistë të mashtrimit dhe ofron valixhe të ndryshme me 1 euro. Kjo faqe vepron nën logon e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Në postimet e shpërndara aludohet se valixhet të cilat janë nxjerrë në shitje ju përkasin personave të cilët për vite apo muaj i kanë harruar në aeroport dhe sipas mashtruesëve janë nxjerrë nga depot dhe po shiten me qëllimin e vetëm që të lirohet magazina."Xhadat" verifikuan se kemi të bëjmë me faqe të rreme, të cilat kanë qëllim që të marrin të dhënat personale të qytetarëve, që nga ato bankare e deri te fjalëkalimet e sigurisë.

Faqja e rremë e hakerave online i kërkon qytetarëve që të aplikojnë me një klikim të vetëm, por në fakt, të ftojnë drejt një skeme mashtrimi, që mund të jetë një virus për të vjedhur të dhënat personale, apo mund të ofrojë dhe hapat për të bërë pagesën 1 euro për valixhe. Për të rritur besueshmërinë e qytetarëve, mashtruesit kanë hapur disa profile të rreme kryesisht me emra të huaj, për të komentuar në këtë postim, si provë se shumë prej tyre i kanë blerë valixhet dhe kanë qëlluar me fat duke përfituar parfume, verë dhe rroba të shtrenjta.

E njëjta skemë mashtrimi u përdor në muajin shtator  të këtij viti, ku mashtrues online duke përdorur emrin e faqes “Posta Shqiptare” u bënin thirrje qytetarëve që të paguanin 236 lekë për të përfituar një nga pakot që kishte mbetur në magazinat e tyre. Nga ana tjetër edhe Policia e Shtetit , në gusht të këtij viti ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar ndaj mashtruesëve online, ku qëllimi i vetëm i tyre është vjedhja e të dhënave personale.

Në lidhje me mashtrimin e valixheve ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, i njohur ndryshe si AKCESK, ku i ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla. Nga ana tjetër nga vetë Aeroporti Kombëtar i Tiranës nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me mashtrimin që po bëhet nën emrin dhe logon e tij.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Hackerat në sulm për të vjedhur paratë e shqiptarëve (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.