Një tjetër ish-zyrtar i lartë është arrestuar me urdhër të SPAK. Masa e sigurisë është ekzekutuar mbrëmjen e së hënës, ndaj ish-kryepolicit të Tiranës, Erzen Breçani. Ndaj tij, është ngritur akuza e grupit të strukturyar kriminal.
Sipas informacioneve, në kërkim është shpallur djali i Breçanit, ndërsa është vënë në pranga edhe shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Ky i fundit, dyshohet për veprën penale sigurim i kushteve për kryerjen e një vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dosja udhëhiqet nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara, ndërsa në total mësohet se janë lëshuar 12 urdhër-arreste, pas të dhënave të grumbulluara nga zbërthimet në rrjetin social Sky.
Mes personave të implikuar, ka dhe punonjës policie. Urdhër-arrest ka dhe për Ervin Matën, i cili ka një lidhje krushqie me Erzen Breçanin. Ai është një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që pati në vitin 2018 në një lokal në zonën e ish-Bllokut me Ervis Martinajn.
0 Comments: