Aktori Ervin Bejleri i ftuar në emisionin “Bilardo” në MCN u shpreh se të jesh aktor në Shqipëri është e vështirë sepse nuk ka meritokraci sic mund të ketë jashtë. Sipas tij e rëndësishme është të jesh artist me moral që i qëndron idaleve dhe karakterit të tij. Megjithatë kjo sipas Bejlerit nuk do të thotë që të mos punosh në filma komercialë.
“Është e vështirë sepse siç e ke parë shumica e aktorëve përfundojnë në televizion e radio. E kuptoj që brutalitet është edhe jashtë, por jashtë ka më shumë meritokraci. Nëse ti je i mirë në atë që bënë nuk të “lëshon” njeri. Nëse ti je i mirë ngrihen nga dheu dhe mundohen të të ulin poshtë. Duhet të jesh artist me moral, sepse do të thotë t’i qëndrosh karakterit tëndë, pasionit e idealeve. Aktori mund të punojë në filma komercial dhe s’ka asgjë të keqe sepse në fund të fundit dhe unë do jetojë.”
0 Comments: