MC Networking

Autori i këngës “Mora Fjalë” rrëfehet në “Bilardo”: Si e realizova këngën për Adem Jasharin. I befasuar që këndohet në stadiume!

Naim Gjoshi, kompozitori dhe tekstshkruesi i këngës së njohur “Mora Fjalë, rrëfeu në emisionin “Bilardo” se si i lindi ideja për të bërë një këngë për figurën e Adem Jasharit. Ai thekson se figura e Jasharit i sillte ndërmend Eposin e Kreshnikëve. Gjoshi shprehet se mendoi për afro dy javë për idenë e këngës dhe e realizoi për vetëm një orë. 

Ka qenë viti 2000. Një këngëtar nga Drenica, Qazim Beka quhet, më telefonon dhe më thotë: Do më bësh një këngë për Adem Jasharin, për tre vjetorin e rënies së tij. Ai ishte shtysa. Unë kisha qenë në Kosovë, kam punuar me Ilir Shaqirin. Ai më çoi në Prekaz, kam parë edhe kullën atje, para se të bëhej biseda për këngën. Më bënte përshtypje kulla e bombarduar. Më bënte përshtypje edhe portreti i Adem Jasharit. Mu kujtua Eposi i Kreshnikëve, ‘Muji dhe Halili’.
I kisha këto ndjesi për Adem Jasharin dhe e dija që do ta bëja një ditë një këngë për Adem Jasharin. Më kanë ardhur të dyja njëherësh muzika dhe teksti. Kam menduar dy javë për ta bërë këngën dhe e kam bërë për një orë. Këto janë të përafërta më këngët veriore, Eposin e Kreshnikëve. Në origjinal kënga e ka pasur ‘Çohu Adem
’”, tha Gjoshi.

Mandej ai tregon se i e mori këngën këngëtarja Shkurte Fejza.

Kur e ka marrë Shkurta ia ka vënë titullin ‘Mora fjalë’. Pas një viti ky këngëtari i Drenicës ka qenë në një koncert në Prishtinë. Aty ka qenë edhe Shkurte Fejza, ajo e ka dëgjuar dhe i ka thënë Naim Gjoshi ta ka bërë këtë këngë. Sa do i ka thënë, që të ma japësh këngën. Unë s’dija gjë. Vetëm kur shkova në Kosovë në fund të 2001 dëgjova këngën ‘Mora Fjalë’ nga Shkurte Fejza, dhe më tha ia kam dhënë unë këngën. Ai bëri mirë sepse Shkurte Fejza e ngriti në piedestal këngën”, shprehet ai.

Gjoshi vë në dukje se: “Nuk më kishte shkuar në mendje kurrë se kënga do këndohej në stadium. Në ndeshjen me Poloninë kam ndjerë emocion të jashtëzakonshëm, edhe krenar. Jam i befasuar që ajo u bë kaq e njohur”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top