MC Networking

26 shtator, Dita europiane e gjuhëve të huaja

Sot në mbarë botën shënohet Dita europiane e gjuhëve të huaja.

Dita europiane e gjuhëve është një ditë për të nxitur mësimin e gjuhëve në të gjithë Evropën.

Me iniciativën e Këshillit të Europës, Dita europiane e gjuhëve festohet çdo vit, më 26 shtator, duke filluar që prej vitit europian të gjuhëve 2001.

Më shumë se kurrë gjuha dhe komunikimi përfaqësojnë aspekte qendrore të shoqërisë sonë.

Mësimi i gjuhës ofron një mënyrë për të hapur mendjet tona ndaj perspektivave dhe kulturave të reja.

Dita europiane e gjuhëve është një mundësi për të festuar pasurinë gjuhësore që përfaqësohet nga 47 shtetet anëtare të këshillit të Evropës.

Ajo është një rast për të festuar të gjitha gjuhët e pranishme në Evropë, edhe ato me origjinë joeuropiane të përdorura çdo ditë rreth kontinentit. Me rreth 225 gjuhë indigjene në Evropë dhe në mes të 6000-7000 gjuhëve që fliten në mbarë botën, dita është një kujtesë për përfitimet e shumta nga të mësuarit e gjuhëve, për zhvillimin e mëtejshëm të kompetencave njohëse e rrëzimin e e barrierave kulturore si dhe u hap derën miqësive të reja dhe mundësive profesionale.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top