Mjeku toksikolog Alban Haxhi, për tullumbacet helmuese të të rinjve thotë se janë të mbushura me oksid azoti i cili është një ndër lëndët shumë toksike për trupin e njeriut dhe në momentin që e konsumon, nuk lejon oksigjenin normal të trupit të përdoret për aktivitetin normal të një qelize.
Në emisionin “Zgjohu në MCN”, Haxhi tha se kjo drogë jep kënaqësi me toksicitetin që jep dhe përjetimi i emocioneve mbas toksicitetit, jep kënaqësi njëlloj siç përjetohet nga alkooli.
Sipas tij, përdorimi i këtyre tullumbaceve shkaktojnë buzëqeshje, relaksim dhe japin efektin shumë shpejt, por mbarojnë shumë shpejt.
Ato që lënë më pas nuk krijon varësi, por krijon varësi psikologjike të fortë, e cila është shumë më e fortë se varësia fizike.
Se dikush që përjeton kënaqësi si tipi i të qeshurave, relaksimit dhe duke përjetuar atë lloj kënaqësie, kërkon një lloj kënaqësie siç e ka provuar më parë dhe kjo krijon varësi.
Që me herën e parë fillon të dëmtohen qelizat nervore, se ti i heq oksigjenin dhe kjo bën që të reduktojë punën e saj dhe më pas të vdes.
Duhet të ngremë politika parandaluese që të informojmë që kjo drogë nuk duhet provuar, madje duhet filluar që në shkolla që në 8-vjeçare.
Duhet të marrim masa ndaluese që i takon policisë. Siç të kap polici me një teke alkool dhe të fut në burg, ke droga që nuk i detekton, ndërkohë që rrezikojnë jetën e pacientit vetë.
Mjekësia nuk e ndihmon dot në rikuperim, se gazi eliminohet nga organizmi pas 5 minutash.
Nuk ka analiza që mund ta detektojnë, vetëm ekspertiza mjeko-ligjore në fazën terminale mund ta zbulojë.
Kam dëgjuar në Amerikë dhe më gjerë se vdekshmëria është shumë e lartë nga kjo lëndë.
Është si monoksidi i karbonit, siç ne e kemi thënë vdekja nga monoksidi i karbonit është vdekje e ëmbël, se fillimisht të jep të qeshurën, jep të qeshurën, frenim të sinapseve nervore.
0 Comments: