Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i cili është bërë pjesë e stafit të MCN Tv, si gazetar-konsulent i ekonomisë deklaroi në MCN Live se është shumë e rëndësishme që qytetarëve t'ia shpjegosh ekonominë në gjuhën që ata njohin.
Duke vijuar më tej, Soko tha se aferat dhe ngjarjet që po ndodhin në vendin tonë kanë nevojë për ekspozim dhe se kjo gjë do realizohet me analiza profesionale, denoncime dhe gjuhën e qytetarëve.
Vendimi për t’iu bashkuar stafit të MCN në rolin si gazetar-konsulent i ekonomisë e pres me entuziazëm. Më pëlqen të jem pjesë e një stafi kaq të ri dhe dinamik. Sfidat janë të mëdha. Do përpiqemi të plotësojmë nivelin profesional të analizës ekonomike. Duke pasur analizë të mirë, prognozë të mirë ekonomike do kemi mundësi të shpalosim para qytetarëve që janë dhe taksapagues situatën, e gjitha kjo duhet të çohet në mënyrë për të thjeshtë për të kuptuar si funksionon ekonomia. Ngjarjet që kanë ndodhur, dhe pritet të ndodhin në lidhje me aferat në fushën e ekonomisë besoj se do të jenë të tilla që do ketë nevojë për të pasur ekspozim.
Kjo është sfifa, të përkthyerit e asaj që është një realitet i komplikuar me shumë shifra, ngjarje. Ta përkthesh për qytetarin në një fjali të thjeshtë, duke ndezur dhe kërshëri dhe duke nxitur dhe opinion e qytetarit. Jam munduar që fjalorin tim të artikulimit publik ta ruaj në nivel të caktuar, pa e ulur vlerën e asaj që po them, por duke gjetur fjalën e përshtatshme që një realitet i tillë të jetë i kapshëm nga qytetarëve, që 99% e tyre nuk dinë ekonominë.
E rëndësishme është të zgjerosh gamën, që me fjalorin tënd të shkosh tek qytetari, tek fjalori i tij.
Bashkë me kolegët do të jemi të aftë për ta çuar ekonominë tek qytetarët në atë regjistër fjalori që ata kanë.
Çdo kush mund të flasë për ngjarje që ne i identifikojmë, por t’i përcjellësh në gjuhën e tij kjo është sfida.
0 Comments: