KQZ ka vendosur sot regjistrimin e Partisë Demokratike zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 24 shtator në Kukës.
“Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor”, tha komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Celibashi.
Kujtojmë që zgjedhjet në Kukës mbahen pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Ky i fundit u shfaq në një video ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij si dhe negocionte për një tender në lidhje me qentë endacakë.
0 Comments: