Aulona Musta e cilëson veten influencer, thotë se tashmë ka sipërmarrjet e saj dhe se është kontakt me shumë personazhe.
Në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, Aulona rrëfeu se mund të kesh shumë pak ndjekës dhe të kesh më shumë ndikim se dikush që ka shumë ndjekës, por nuk ndikon te masa.
“Mua më bezdis injoranca, se dakord që njerëzit të shprehin mendimin e tyre, por duhet të kalojë në disa filtra, por rrjetet sociale i kanë hequr fare filtrat.
Kur të thonë sa idiote je, sa e shpifur je, kjo nuk është kritikë, është fyerje. Mbase jemi vend shumë i vogël për të pasur kaq shumë mllefe dhe dashakeqësi.
Shpesh provokoj vetë që të gjeneroj komente dhe trafik në rrjetet sociale që të rritet sa më shumë reach. Në momentin që të gjithë kanë akses në internet dhe mund të thonë gjithçka, ka nga ata që thonë gjëra të drejta dhe që nuk i thonë.
Kur ke kaq shumë akses në internet, ti zgjedh kë të besosh. Nëse zgjedh të besosh se kjo që thotë Aulona është e vërtetë, është faji yt, jo i Aulonës, për sa kohë je i rritur mbi 18 vjeç, i merr vetë përsipër përgjegjësitë.
Rrjetet sociale kthehen në moralizime, lëre telefonin, lexo librin. Unë rrjetet sociale i kam punë, i kam domosdoshmëri.
Instagrami për mua është punë, ti hiqe telefonin se shpesh vetëm të merr energji, të nervozon se shpesh thua që jeta ime është e mjerë.
Të gjithë duhet të pushoni, sidomos ata që e kanë Instagramin vetëm argëtim, jo përfitim, ata duhet të pushojnë.”
Madje Aulona i cilëson si ves rrjetet sociale, teksa kujton se është diplomuar për psikologji por se ndonëse nuk është e azhornuar rreth kësaj fushe, tashmë po bëhen pjesë e psikoterapisë.
“Po bëhen diagnoza, siç është varësia ndaj bixhozit dhe drogave, tani dhe rrjetet sociale. në rrjetet sociale, kalohet pjesa më e madhe e kohës.
Njerëzit duhen ndërgjegjësuar, siç përdor televizionin për të dhënë mesazhe mund të përdorësh dhe rrjetet sociale.”
0 Comments: