MC Networking

Dajti: Duam të çlirojmë PS nga gropa ku ka rënë. Fronti i Majtë vjen nga Partia Komuniste, por është reformatore (VIDEO)

Kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti, kandidat i Partisë Komuniste për Bashkinë Tiranë me firmë të deputetit demokrat Flamur Noka, vendimin për kandidim e argumenton me fjalët se gjithçka erdhi duke menduar që Tirana nuk përfaqësohet nga të majtët.

Në studion e MCN Live, ai deklaroi se Erion Veliaj nuk vjen nga e majta, por nga G99, një shoqatë për të cilën tha se nuk dihet si u krijua.

Të gjithë e dinë mirë se çfarë ka përfaqësuar Erion Veliaj kur ishte në krye të shoqatës MJAFT. Nuk ka asnjë lidhje me të majtën, një ditë u integrua si socialist, e votuam dhe ne të majtët si kryetar bashkie.

Ai nuk përfaqëson asgjë nga e majta, ndaj është katandisur kështu Tirana ku hidhet beton nga të gjitha anët dhe prishen pronat, ndërkohë që ne të majtët nuk e kemi këtë.

Unë kam kandidatura me firmën e Nokës, por të jeni të sigurtë që Nokën unë e kam mik dhe është thjesht çështje miqësie mes meje dhe Flamurit, ia kërkova dhe Flamur Noka u përgjigj pozitivisht, dua ta falënderoj nga zemra dhe e kam për nder që hyj me firmën e Flamur Nokën, një politikan që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie me krimin.

Është njeriu më patriot. Kjo do shkruhet në histori që një i djathtë mbas 30 vjetësh, pranon. Por kjo është thjesht çështje miqësore mes meje dhe tij.

Kam 3 ditë që kam filluar fushatën, njerëzit më kanë pritur shumë mirë, përveç komunistëve dhe socialistë më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë që do të mbështesim.

Unë kërkoj votat e socialistëve se ne duam të pastrojmë votat e PS. PD ka mbetur një parti e pastër pa llum, pa hajdut. Se llumin e mori Rama dhe Veliaj dhe i ka vënë drejtorë në PS.

Ne duam të luftojmë fort të çlirojmë PS nga kjo gropë ku ka rënë me këta njerëz. Nuk ka ndodhur ndonjëherë ti marrësh pronën tjetrit, ti marrësh shtëpinë. Kandidoj që të përfaqësoj të majtën shqiptare.

Ne kemi vota aq shumë sa nuk diskutohet që Erion Veliaj nuk fiton. Jam i bindur se do dalim shumë mirë, aq mirë sa do habitet gjithë Shqipëria.

Mua nuk më intereson as Këlliçi, asnjë, unë hyj për të përfaqësuar të majtën shqiptare. Votat tona nuk i kanë numëruar kurrë. Këshilltarët i tërhoqa, ndërsa si kryetar nuk besoj se do më humbin votat.

Ne do ndryshojmë gjithçka. Nuk do hidhet beton siç po hidhet në çdo cep, nuk do ketë projekte 3D, ndërkohë që Tirana nuk ka ujë. Ne do punojmë ndryshe, nuk do lejojmë ndërtime pa kriter.

Do kemi program për pensionistët që një 30 mijë lekë në muaj, pensionistët do e kenë çdo muaj nga Bashkia.

Ai u zotua se nëse do të zgjidhet si kryebashkiak, qytetarët e Tiranës do të kenë një zyrë pritje një herë në javë dhe se do të ketë fonde të veçanta për jetimët, për nënat me fëmijë dhe për pensionistët.

Dajti detajoi se do të krijohet një fond i veçantë për pensionistët dhe do u jepen 30 mijë lekë të vjetra.

Lidhur me mënyrën se ku do gjenden paratë, ai tha se do gjenden, pasi së pari nuk do të grabitet arka e Tiranës dhe qytetarët paguajnë taksa e të gjitha.

Sipas tij, zhvillimi nuk do jetë vetëm qyteti, por dhe fshati.

Nuk më intereson asnjë kandidat, se nuk kam besim se asnjë kandidat do e bëj Tiranën. Nëse nuk ofron ndershmërinë e tij në punë, se mua të gjithë më njohin për ndershmëri.

Kam punuar në komunën e Dajtit dhe nuk e kam shkelur ligjin. Kam punuar te Tatimet, 2007-2013 me Partinë Socialiste, kam punuar në kohën e Partisë së Punës, kam qenë njeri i ndershëm.

Me komunistët më lidh ideali komunist. Tirana furnizohet, por nuk duan që ta furnizojnë Tiranën me ujë. Tirana nuk duhet të vuajë për ujë, por duhen menaxhuar mirë fondet. Si do furnizohet Tirana me ujë?

Veliaj mund të flasë vetëm për bizneset dhe oligarkëve që iu shërben. Atë e dinë gjithë qytetarët e Tiranës, kudo ku të hedhësh sytë janë dhënë pronat private, shokëve dhe miqve.

Ka shkatërruar nderin dhe moralin tonë të socialistëve. Nuk kemi qenë ne socialistët në këtë farë derexheje ku e ka katandisur Veliaj.

Nëse qytetarët e Tiranës më japin votën, nuk e nis punën pa bërë inventarizimin e Tiranës dhe pa i çuar provat në Prokurori. Nuk pyes për asnjë, se njoh vetëm Kanunin jo ligjet publike.

Puna e parë që do bëj, do marrë të gjithë hetuesit e Tiranës, specialistët më të mirë të hetuesisë dhe do bëj hetime.

Administrata e bashkisë është e mbipopulluar, me të do merren ekspertët, ata që duhen.

Shërbimet nuk bëhen pa patur punonjës së bashkisë. Aty ku ka tepër mund ti heqim.

Por këtë nuk do e bëj vetëm kryetari i bashkisë, do flasin specialistët për këtë punë. Do merret mendimi i tyre.

Se si vendosi për kandidimin, Dajti tha se ka rënë dakord me komunistët, pasi i pyeti anëtarët e Kryesisë së partisë dhe mori miratimin e tyre.

Ai shtoi se të njëjtin degjenerim që është bërë në vitet 1991-1996 po e bëjnë edhe rilindasit.

Me votat tona qeverisin dhe as nuk na kanë pyetur për asgjë. Nëse qytetarët do na votojnë është hapi i parë për revolucionin për rikthimin e qeverisë te populli.

Pastaj do të shikoni se çfarë do të ndodhë. Nëse socialistët do më votojnë, do çlirohet PS nga ata që e kanë pushtuar dhe do jetë një PS ashtu siç i ka hije.

Fronti i Majtë vjen nga Partia Komuniste por është reformatore, do që ti vijë në ndihmë dhe të pamundurit.

Ne nuk jemi Parti Komuniste, se Partia Komuniste e ka mbaruar misionin e vetë dhe Enver Hoxha prandaj e ktheu nga Parti Komuniste në Partinë e Punës se Shqipërisë i duhej një parti që të punonte.

Ndërtoi spitale, uzina, hidrocentrale, elektrizoi gjithë vendin. Ne jemi parti reformatore, front i majtë.

Lidhur me firmën e dhënë nga Flamur Noka, Dajti tha se nuk besoj se do e shkarkojnë për një veprim të tillë.

Këtu fillon pajtimi kombëtar, nga kjo vepër që bëri Flamur Noka, na dha firmën neve. Për mua është një patriot i vërtetë. Një politikan i papërlyer.

Megjithëse në PD nuk kanë ngelur shumë të korruptuar, ka ikur llumi. Në raste të vështira ne bashkohemi me çdo parti të Shqipërisë.

Nuk kemi marrëveshje me PD, me Nokën ishte marrëveshje personale, nuk është se do kemi marrëveshje me PD. Vetëm në rast se atdheu është në vështirësi, ne do mbështesim PD.

Ne kemi pritur gjithmonë që të bëjmë marrëveshje me PS, por kryerilindasi ynë na ka përjashtuar, nuk na ka dashur fare në skenë.

Unë PS i kam dhënë votën dhe kur erdhi fundi sa morën pushtetin, morën gjithë llumin e PD. Ne ish-komunistët dimë aq shumë se kemi informacion nga Sigurimi i Shtetit për çfarë ndodh në vend.

Kemi informacione aq të sakta sa nuk i ka asnjë. Sepse kemi profesionistët tanë, që janë profesionistë të asaj pune që punojnë për atdheun.

Patjetër që ka një strukturë spiunësh, pse ça jemi ne parti koti... Dua të them që fatmirësisht PD po pastrohet dita ditës, edhe nga servilët, po pastrohet nga llumi.

Për të gjithë ata që tradhtojnë vendin dhe nuk punojnë për popullin shqiptar, do jenë të urryer. Tani e tutje nuk ka më. Do jemi një opozitë me cilëndo parti që do vij në pushtet.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top