MC Networking

Paris St Germain , sfidë Real Madridit për Cherkin

 Largimi i Pablo Sarabias tek Wolverhampton ka krijuar një boshllëk në mesfushën e Paris St Germain dhe drejtuesit e francezëve tanimë e kanë gjetur zëvëndësuesin .

Flitet për Rayan Cherkin , i cili po shkëlqen tek Lyoni dhe për shërbimet e tij ‘’ Les Pariziens ‘’ do të masin forcat me Real Madridin dhe Juventusin .

Pritet një duel titanësh për 19 vjeçarin , loja e të cilit është e ngjashme me atë të Karim Benzemas .

Drejtori sportiv Luis Campos po punon intensivisht për arritjen e këtij akordi por duhet patur parasysh se kanë rivalë ‘’ Galaktikët ‘’ , një kërcënim serioz për kampionët në fuqi të Ligue 1.

Ryan Cherki konsiderohet një ndër talentët e të ardhmes në Francë dhe kontinentin e vjetër dhe kryqytetasit njihen për transferimet e bujshme gjatë merkatove , fakt që e konfirmuan edhe në të kaluarën, me Lionel Messin apo Neymar Juniorin, ndër të tjerë.

Fiksimi i Nasser Al Khelaifit për fitimin e Champions Leagues sigurisht imponon akordet me lojtarët më të mirë në qarkullim dhe në rastin konkret , për Ryan Cherkin do të ishte një hap shumë i suksesshëm në karrierë .

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top