MC Networking

Të shtënat ndaj Top Channel/ Nga deklarimi i ish-dhëndrit të viktimës, te pistat që po hetohen (VIDEO)

Detaje të reja lidhur me të shtënat ndaj Top Channel ku për pasojë humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola, gazetari i MCN Tv, Arsen Rusta sjell detaje të tjera nga hetimet e kryera, ku prokurori Shpëtim Gaunja ka regjistruar hetimin për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave”.

Rusta bëri të ditur se i ndjeri Pal Kola do të  përcillet në banesën e fundit nga shtëpia e tij në zonën e Sharrës.

Veprimet e para hetimore lidhur me ngjarjen i përkasin policisë së Vlorës, pasi menjëherë pas të shtënave  një autostradë lëvizte në mënyrë të dyshimtë dhe është gjetur në zonën e Golemit, ndërkohë që dy persona janë ndaluar duke hyrë në Vlorë.

Bëhet fjalë për Roberto Papçin dhe Agustin Tona, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz” dhe që gjatë marrjes në pyetje kanë dhënë dëshmi kontradiktore në policinë e Vlorës.

Ata kanë thënë se kishin shkuar në Vlorë për të blerë një automjet, por se orari i mbërritjes në Vlorë në orën 03.15 dhe se çfarë mjeti mund të blihej në atë orë ka ngritur dyshime.

Në vijim ndaj tyre janë bërë verifikime dhe në orën 15.00 të së hënës janë sjellë në Policinë e Tiranës, ku janë pyetur sërish dhe Roberto Papçi ka rezultuar se është ish-dhëndri i të ndjerit Pal Kola.

Papçi me vajzën e viktimës janë divorcuar 2 vite e 4 muaj më parë dhe kishin debat dhe konflikt civil në gjykatë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të cilët i mbante vajza e Pal Kolës, por jo arsye për hakmarrje.

Në vijim ata janë janë lënë të lirë ndonëse janë persona të dyshuar policinë, pasi janë marrë gjurmë të tyre dhe mostra të ADN-së së tyre.

Ndërsa për automjetin e gjetur të djegur nuk rezulton të ketë denoncim dhe se targat rezultojnë se janë të vjedhura dhe i përkasin një punonjësi të medias, ndërsa mjeti nuk është i regjistruar.

Nga ana tjetër ka pamje filmike nga biznese të ndryshme, ku nga këto pamje janë tre persona, një drejtues automjeti dhe dy pasagjerë që kanë qenë në mjetin prej nga nisën të shtënat.

Tona dhe Papçi kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen duke thënë se nuk kanë kaluar në Mëzez, por kanë shkuar nga Shkodra drejt Vlorës.

Autoritetet po kryejnë disa verifikime që po bëhen për publikimet e emisionit Fiks Fare si dhe po kryehen verifikime për shitjen e aseteve dhe aksioneve të Top Channel, por kjo pistë rezulton jo fort bindëse për hetuesit.

Krahas Papçit dhe Tonës, janë shoqëruar për verifikim edhe një numër i konsiderueshëm shtetasish. Kontrolle ka patur dhe te personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Clevio, i cili ka deklaruar se policia i ka terrorizuar familjen, duke i shkuar në 04.00 të mëngjesit.

Ndërkohë lidhja me reality show Big Brother për momentin është e përjashtuar dhe hetimet janë përqendruar në pistën e “Vrasjes së rrethanave cilësuese të një ose më shumë personave”, ngjarja 1 pa 15 minuta, mund të ishte më e rëndë, pasi është ndërruar turni i tretë dhe sa ishte larguar nga puna.

Gjithashtu janë marrë në pyetje dhe drejtues dhe personi i sigurisë private se nuk ka qenë vetëm Pal Kola, por disa roje të vendosur në vende të ndryshme dhe se të shtënat drejt Kolës, kanë shtuar dyshimet te ish-dhëndri.

Nga ana e tij televizion e cilëson si akt terrorist që vjen nga minuesit e demokracisë, por se cilët janë ata do të duhen dhe disa kohë.

Rezulton se nuk është një atentat i pamenduar apo i paorganizuar, jo vetëm djegia e fuoristradës, por momenti i lëvizjes, sigurimi i armëve, prokurori Garunja ka lënë disa veprime që policia duhet t’i kryejë në terren.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top