MC Networking

Nuk po rinovon me Milanin, Leao nis bisedimet me Real Madrid

Rafel Leao është një nga lojtarët më të spikatur te Milani dhe kuqezinjtë nuk duan ta humbasin.

Paolo Maldini prej kohësh po punon për rinovimin e kontratës me 23-vjeçarin, të cilit i përfundon në vitin 2024.

Gjithsesi situata nuk duket e qetë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit e Real Madrid.

Madrilenët e ndjekin prej kohësh portugezin dhe do të provojnë ta afrojnë në verë.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top