MC Networking

Paga minimale/ Gjika: Kryeministri i rrit direkt kostot biznesit. 50 mijë të larguar në vit, ikin më të mirët

Sipërmarrësi i biznesit fason Gjergji Gjika, shprehet kategorikisht kundër vendimeve nga lart poshtë të rregullave të lojës, referuar njoftimit për të ndryshuar pagën minimale nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë të reja për sektorin privat.

Nga studio e emisionit MCN Economy, Gjika deklaroi se nuk i ka rënë njeri lapsit për këtë shumë dhe se me sa lekë mund të jetohet minimumi në Shqipëri.

Sipas tij, po ti biesh lapsit dilet me një shifër të saktë se sa lekë i duhen një personi që të jetojë dhe se ka njerëz që e kanë zanat këtë punë do e llogarisin.

Ai bën politikë ekonomike, është kryetari i qeverisë. Mesatarja e sektorit e ka kaluar këtë masë, po u rrit paga minimale do rriten dhe sigurimet shoqërore që do arkëtohen.

Nëse do e kishte seriozisht do të thoshte se sa është niveli i minimumit jetik, do të duhet të kompensojë me mijëra pensionistë, do kompensojë këta të skemave sociale dhe njerëzit që janë në punë.

Në sektorin tonë rrit koston sepse ne sot kemi kontrata të firmosura. Kam një kontratë që e kam firmosur vjet në janar 24 mijë lekë, tani është 34 mijë lekë dhe para 14 majit do të jetë 40 mijë lekë.

Ai për një vit e çoi 50%, për dy tre vite... Ai ka pasur një premtim elektoral që në fund të mandatit do e çojë 45 mijë lekë, ai po e çon që tani.

Kjo do bëhet problemi është i efekteve që ka. I kërkoj në çdo emision që të zbatojë Kushtetutën për kostot shtesë që kishte biznesi karshi Covidit. Të paguajë lekët.

Edhe në vendet fqinj janë marrë në Maqedoni apo Serbi. Ky ka thyer një rekord se i ka dhënë biznesit 0 lekë për Covidin.

Sa do të marrin ai ka dhënë 1 lekë. Ky i ka dhënë zero biznesit shqiptar gjatë pandemisë. Tani çfarë bën i rrit në mënyrë direkte kosto.

75% e kostove tona janë pagat, sigurimet, tatimet e rrogës. 75% brenda vitit na e ka rritur me 50% se do paguajmë sigurimet dhe të tjera.

Ka një problem shumë të madh a është rritur rentabiliteti, produktiviteti i kësaj shoqërie me 50%? Atëherë ku bazohet kjo që do rritet...

Nuk është vetëm çështje rrogash largimi masiv i njerëzve. Shqipëria duhet të kthehet vend i banueshëm për shqiptarët dhe këtë e ka në dorë ai.

Nëse një ndërmarrje arkëton 100 mijë euro në fund të muajit shpërndan 97, dhe i mbeten tre. Nesër me rritjen do shpërndajë 108 mijë euro, po ku do i gjejë këto para?

Produktiviteti ka rënë në raport me para Covidit, i njëjti person që bënte 10 celularë, mbas Covidit bën 5. Para Covid merrte X lekë, pas Covidit merr 2X lekë.

Të duket normale që të marrë vendim te xhepi jot? Është si të them unë hajde se do të japë një darkë nga lekët e tua.

Shumë vende po largohen gradualisht në Afrikën veriore. Nëse është marrë vendimi që industritë Made in Albania do të mbyllen brenda vitit, mirë është të na thotë.

Lidhur me rënien e performancës, Gjika tha se aktualisht ikin 50 mijë persona vit për vit nga Shqipëria.

Në këtë drejtim tha se para Covid kemi pasur 75 mijë vetë në bordero dhe se sot kemi diku mbi 40 mijë.

Mosha mesatare para Covid e punonjësve ka qenë rreth 28 vjeç, tani është tek 35.  Ky largim ka bërë që të ikin më të mirët në grup. Ka ikur cilësia. 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top