Drejtori i Këshillit Shqiptar për problemet e lojërave të fatit, Henri Telharaj në MCN Live ka deklaruar se bastet sportive duhen parë si një problem psikologjik për shoqërinë.
Ai tha se varësia nga lojërat e fatit nuk është vetëm një problem financiar, por dhe shëndetësor, moral që prek jo vetëm lojtarët, por dhe familjarët e tij dhe dikush duhet të mendojë dhe për ata. Sipas tij, fenomeni i vëmendjes s’duhet të jetë vetëm financiar.
Patjetër që e kam thënë secili aktor në këtë fushë të ligjit të ri mban kompetencat e tij. Por ajo që mua do më interesonte do ishin dhe përfaqësuesit nga ministria e shëndetësisë sepse varësia nga lojërat e fatit nuk është vetëm një problem financiar por dhe shëndetësor, moral që prek jo vetëm lojtarët por dhe familjarët e tij dhe për këta kush do mendojë. Jam kurioz të shoh draftin përfundimtar për të parë se cilat pika janë duke u parë për kujdes se si ai mund të rregullohet. Fakti është se nisma sportive është një nismë e cila është për tu përshëndetur sepse të gjithë i dimë atributet e sportit, por mbi të gjitha duhet të jemi koshientë se dhe vetë sporti duhet të mbrohet nga bastet, jo vetëm qytetarët. Fenomeni i vëmendjes s’duhet të jetë vetëm financiar, por dhe pjesë e integritetit.
Më tej ai shtoi se e mira këtij momenti është fakti se ka shumë institucione dhe specialistë që janë duke komunikuar për fatin e institucioonit të tyre dhe kjo ëhstë e mirë. Sipas tij, varësia nga lojërat e fatit mbetet një problem themelor, ndërsa theksoi se bastet ilegale janë luajtur masivisht.
Ka një numër të lartë të personave që kanë varësi ndaj lojërave të fatit dhe të luajturit online kanë një tendecë 10 herë më të lartë. E shoh të vështirë pjesën që nuk do ketë lokale të hapura bastesh sepse dhe vendet që janë më të zhvilluara kanë një bazë, por mbi të gjitha do thosha se kemi parë dhe operacionet e policisë së shtetit për mbylljen e këtyre aktiviteteve, kemi parë gjithashtu dhe nga prokuroria për arrestimet e këtyre rasteve, kemi informacione se bastet ilegale janë luajtur masivisht dhe ka të dhëna se ky numër është gjithnjë në rritje. Mendoj se sa shqiptarë ka aq pika bastesh do kesh të mundura. Praktikisht jemi në një fenomen që është problem gjithmonë e më shumës sepse është problem i madh qasja ndaj basteve online edhe kundrejt reklamimit sepse do përballemi me reklamim të madh sepse e dimë se sa buxhet të madh ata kanë.
0 Comments: