Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se votimet për balotazh për Primaret në 5 Bashki po shkon normalisht.
Pjesëmarrja deri në orën 15.00 është si më poshtë vijon: Mirditë: 506 votues, Dibër: 850 votues, Mat: 615 votues, Librazhd: 500 votues dhe Fier 750 votues.
Procesi i votimit mbyllet në orën 18.00, por degët janë udhëzuar nga KOKOE që të vijojnë nëse ka ende në radhë, anëtarë apo simpatizantë në Qendrat e Votimit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e degëve të mësipërme qe ende s’kanë votuar, të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm të PD e me votë të zgjedhin kandidatin e PD për Bashki.
0 Comments: