MC Networking

Veshi: Kush thotë që s’ka kuzhinë shqiptare, s’ka kuptuar asgjë nga kuzhina!

Kuzhinieri Bujar Veshi foli në emisionin "Arnautistan" në MCN TV mbi kuzhinën shqiptare, duke e krahasuar edhe me atë italiane ku është formuar në profesion. 

Veshi theksoi se kush thotë që s’ka kuzhinë shqiptare, nuk ka kuptuar asgjë nga kuzhina.

Kemi një kuzhinë aq të gjerë, sidomos Vlora edhe Shkodra, jemi me fat që i kemi këto dy qytete në Republikë. Kemi klima, mikroklima dhe gjëra të ndryshme në të njëjtën vend. Ata kanë liqenin, ne kemi kënetën, ata kanë Malësinë e Madhe, ne Labërinë. Ata marrëdhënie me Venedikun, ne marrëdhënie me Jugun e Italisë. Kemi edhe defekte. Ajo që e bën të pasur kuzhinën tonë, mal, det, liqen, katër stinë. Konservimi e ka bërë kuzhinën edhe më të pasur. Duke pasur gjithë këto ingredientë...Edhe Shqipëria në shkurtësinë e saj ka një gjatësi jo pak të konsiderueshme. Kush thotë që s’ka kuzhinë shqiptare, atëherë nuk ka kuptuar asgjë nga kuzhina!”.

Ndërsa rrëfeu përvojën e tij në Itali, Veshi tha se nuk e konsideron veten shef kuzhine, por thjesht kuzhinier.

Nuk e ndjej fjalën shef, por kuzhinier. Shef janë njerëz që jo vetëm komandojnë brigada të tëra, kanë njohuri për biznesin, ingredientët. Nuk e ndjej veten shef, mund të jem kuzhinier, por jo shef tamam. Janë 4-5 në Shqipëri, por shumica jo. Italia na mësoi të laheshim, të visheshim, të flisnim, të thoshim faleminderit, edhe të punojmë. Në kohën kur kam ikur unë, s’dinim as të laheshim as të visheshim. Kemi shkuar një kope e tërë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top