MC Networking

Koreja e Veriut dhe e Jugut, të shtëna paralajmëruese përgjatë kufirit detar

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut qëlluan me të shtëna paralajmëruese këtë mëngjes përgjatë kufirit detar të diskutueshëm në brigjet perëndimore të gadishullit korean.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Seulit thanë se kishin gjuajtur të shtëna paralajmëruese në një anije tregtare të Koresë së Veriut që shkeli ujërat e të ashtuquajturës Linja Kufitare Veriore rreth orës 03:45 të mëngjesit, me orën lokale.

Lajmi u raportua nga agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, duke shtuar se Koreja e Veriut iu përgjigj zjarrit me predha artilerie në zonën e Detit të Verdhë.

Nga ana e tij, Pheniani tha se “një anije e marinës së Koresë së Jugut pushtoi vijën e demarkacionit ushtarak nën kontrollin e Koresë së Veriut në orën 03.50, duke hapur zjarr me justifikimin për të kontrolluar një anije të paidentifikuar”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top