MC Networking

A u thye sistemi Memex? Karamuço: Eksponentë të krimit kanë kuptuar lëvizjet e policisë, skenar për destablitet (VIDEO)

Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi në MCN Live se Parlamenti pranoi dje se të dhënat e nxjerra nga hakerat iranianë janë rrjedhur nga sistemi Memex.

Karamuço tha se kemi të bëjmë me skenar destabliteti, ku krimi i organizuar është tashmë në dijeni të lëvizjeve të policisë kundër tyre. Po ashtu pedagogu i Kriminalistikës bën me dije se pas këtyre ngjarjeve mund të fshihen edhe interesa ruse dhe serbe, dhe jo vetëm iraniane.

Karamuço theksoi rëndësinë e mbylljes së kanalit në Telegram ku shpërndahen informacionet.

Dje është publikuar nga ana e hakerave ajo që pamë, por nuk ka të bëjë direkt me sistemin Memex, ku të dhënat janë përpunuar nga hakerasat vetë, nuk janë skedarë të Policisë. Aty ka edhe fëmijë, të mitur. Shumica e personave ka pasur një analizë që është bërë pse kanë qenë aty, politikanë, gazetarë. Ajo që është thënë në Komisionin e Sigurisë, që u elaburua nga vet deputetët, është që po edhe sistemi Memex është i prekur, janë prekur sistemet e sigurisë së informacionit policor, por ende të papublikuara në atë format që ne druheshim të mos dilnin. Formati aty është narritiv. Për secilin nga këto emra duhet të ketë një shpjegim të gjatë të përfshirjes në organizata kriminale. Ajo pjesë narrative mungon dhe kjo është gjë e mirë. A do dalë në ditët në vijim? Ata janë në një skenar të mirëmenduar, por ne nuk duhet të biem pre që sapo të nxjerrin diçka menjëherë të publikojmë. Ne duhet të shohim si janë bërë detyrat e shtëpisë, a janë marrë masat. Mund të zhvendosemi si identitete, të klonohemi si identitete, mund të shpërdorohet identiteti ynë, mund të bëhemi vitrinë e aktivitieteve të pastrimit të parave. Janë institucionet që duhet të veprojnë me shpejtësi. Jo të pengohet media, por të pengohet Telegrami. Prokuroria para një jave ka dërguar një letërporosi në Ministrinë ruse të Drejtësisë, dhe aty është kërkuar që të merren masa nga Telegrami për mbylljen e këtyre kanaleve. Por serverat janë dërguar në Dubai, ku ka një lloj imuniteti. Fakti që këta kanë 3-4 javë që publikojnë në Telegram, të papenguar, kanë një lloj komoditeti. Këta janë 'state sponsor' që sponsorziohen nga shtete përkatëse. Nuk janë të njëjtët hakersa, janë disa duar. Fillimisht kanë qenë shumë të artikuluar.  Gjuha e tyre ka ndryshuar, në kuptimin e anglishtes, përkthimet tani i bëjnë me 'Google Translate'. Në këto duar nuk janë më interesa iraniane. Dje është përmendur në Komisionin e Sigurisë që mund të kemi rusët, serbët, dhe nëngrupime të kontraktuara që kanë interesa armiqësore ndaj Shqipërisë”.

Ai shton se do të jetë e rëndë në rast se do nxirren edhe narrativa dhe përshkrime të Memex-it.

Titullin ata e kishin vendosur me kujdes, “persona të dyshuar”. Deri në vitin 2008 të gjitha dosjet e kartotekës së policisë kriminale i kemi pasur hard copy. Pas 2008 të gjitha i digjitalizuam. Pas asaj, kemi përshkrime narrative, operative, të survejimit për secilin. Nëse janë futur deri këtu duhet të kishim një përshkrim të madh të secilit, gjë që nuk është publikuar falë Zotit deri më tani, sepse ajo do të na çonte në një nivel të lartë rrezikshmërie, duke ditur që ka të dhëna që referohen në dëshmitarë, operativë, një komshi, një roje pallati që janë pjesë e rrjetit informativ dhe menjëherë pastaj fillojnë përplasjet dhe hakmarrjet, dhe ky është një nga skenarët që ata dëshirojnë. Nga ajo që kemi parë përshkrime narrative të personave të dyshuar, ka persona që janë vrarë, që janë në kërkim. Këto janë miksuar. I ngre institucionet në marrëdhënie konfliktuale me individët. Ishin 105 mijë emra. Të përngjajnë me listën e verifikimeve. Dyshoj se është hedhur në media vetëm për të krijuar amulli dhe kaos. Shumë eksponentë të krimit kanë kuptuar nga email-et e dala si janë survejuar nga Policia e Shtetit. Në rast se do nxirren narrativa dhe përshkrime të Memex-it do jetë shumë e rëndë. Janë informacione me të cilat jo vetëm mbrohen, kuptojnë kush janë armiqtë dhe mund të na përkthehen në ngjarje kriminale në Shqipëri. Dje në Parlament është pranuar që edhe Memex-i ka pasur rrjedhje të informacionit. Ai s’është më një sulm, por një demaskim dhe skenar destabiliteti në Shqipëri. Krimi i organizuar është në dijeni të shumë lëvizjeve policore kundër tyre. Nuk është çudi që këta hakersa të bashkëpunojnë edhe me grupe shqiptare të hakerave, apo vendeve jo miqësore me Shqipërinë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top