MC Networking

Mbyllet Kolegji Turk/ Hasimja: Kur mbyllet një shkollë, nuk është gjë e mirë, prioritet tani është çështja e nxënësve

Teksa qeveria sot mori vendimin për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy” i cili operon në vend prej 26 vitesh, një gjë e tillë, nuk ka kaluar pa komente të llojeve të ndryshme.

Pedagogu i shkencave politike të komunikimit, Ermal Hasimja, i ftuar në edicionin e lajmeve në MCN tv, e komentoj këtë me faktin se teksa mbyllet një shkollë dhe hiqet një licencë, nuk është aspak e mirë për vendin.

Është e rëndësishme që të dihen arsyet dhe motivet se pse ndodhi.

Në momentin që dëgjojmë që mbyllet një shkollë, hiqet një licencë, natyrisht nuk është gjë  e mirë, duke  e parë nga interesi i nxënësve, pastaj pjesa e arsyes se pse është bërë është një gjë më vete.

Pedagogu Hasimja, vlerëson se krahas fakteve dhe motiveve që kanë çuar qeverinë të marrë këtë vendim, duhet parë më prioritet si do të shkojë më tej çështja e nxënësve, aq më pak që kjo ndodh në fillim të procesit të ri shkollor.

Nga pikëpamja e nxënësve nuk është aspak e mirë, aq më pak që është fillimi i vitit shkollor  dhe nxënësit përballen me dyer të mbyllur të shkollës. 

Gjëja më e rëndësishme që është në këtë moment është që cilado nga palët të shohin me prioritet absolut çështjen e nxënësve dhe shpresoj që edhe qeveria ta ketë këtë si shqetësim kryesor, meqenëse është qeveria qe e ka marrë këtë vendim.

Në rastin e shkollës këtu shkolla, s’ka ca të bëj ndonjë gjë të madhe do të përpiqet që të argumentojë ligjshmërinë ose mbrojtjen e vet. Dhe në rastin konkret topi është në fushën e administratës e cila ka për detyrë të bëj transparencë të plotë dhe të tregoj arsyet që kanë çuar në këtë vendim të plotë, që nuk është vendi pa pasoja.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Mbyllet Kolegji Turk/ Hasimja: Kur mbyllet një shkollë, nuk është gjë e mirë, prioritet tani është çështja e nxënësve | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.