MC Networking

"Xhadat" - Spitali i Lushnjës në kushte çnjerëzore/ Drejtoresha: Me shpresën e Zotit, do e rregullojmë vitin tjetër

Spitali bashkiak i Lushnjës, “Ihsan Cabej” është përfolur shumë për kushtet e tmerrshme infrastrukturore në të cilat ndodhet.

Biles vitin e kaluar ishte deputeti Sajmir Korreshi, i cili e solli në vëmëndje këtë problem gjatë fjalimit të tij në parlament.

Si “kundërpërgjigje”,  disa muaj më pas del Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,  që thotë se spitali i Lushnjes ka njohur disa investime, të cilat kanë ndryshuar shërbimin.

Korreshi në Parlament, datë 17 shtator 2021.

“Thatë që keni realizuar, keni bërë shëndetësinë jashtëtokësore. Ku jashtëtokësore? Hajdeni njëherë në spitalin e Lushnjës. Ke frikë të hysh, e jo më të mjekohesh. Të del miu nga këmbët e të mo dish nga të vesh. Ku jetoni ju ore? Në çfarë bote jetoni? Sot Lushnja në ditët më ta varfra, a e dini ju sa ka paguar një njeri për t’u kuruar, për të ndjekur me infermierë në shtëpi, sepse të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiak. Nuk të vjen infermieri pa 50 mijë lekë dita. Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe absolutisht nuk e njihni bazën”.  

Korreshi në Parlament, 7 tetor 2021

Në Lushnjë s’punon priza, nga më absurdet, nuk ka lënë për të bërë skanerin. Po mirë more zotërinj, sa duhet të presin këta njerëz për t’u diagnostikuar. Ta kalojmë privat. Sistemi tregoi që vetëm një privat jashtë spitalit të Lushnjës hodhi poshtë gjithë mjekësinë tuaj sepse arrinte në kohë të përballonte gjithë qytetin. Ndërsa skaneri i qytetit të Lushnjës punonte me manivel, si makinat e kohës, si çdo gjë tek ju. Spitali i Lushnjës është kthyer në një spital që bën vetëm synetlliqe. Dhe nga dy herë apandesitin, asnjë gjë tjetër nuk ka”. 

Manastirliu , 16 shkurt 2022 në spitalin e Lushnjës

“Gjithë investimet tona patjetër që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës, për mjekët dhe infermierët, por mbi të gjitha për shërbimet ndaj qytetarëve. Besoj që investimet e bëra edhe për poliklinikën e qytetit, duke shtuar aty edhe gamën e pajisjeve për të gjithë ambulatorin edhe investimet e bëra deri tani në spital kanë ndryshuar patjetër shërbimet bazë”.

Emisioni “Xhadat” bëri një vëzhgim brenda ambjenteve të spitalit për të parë së si janë kushtet.

Sapo futesh sheh mure me lagështirë dhe të plasaritura. Mobilje të vjetra, dyer pa xhama, dritare me xham të thyer, pllaka të hequra, etj.

 “Kushtet janë shumë keq. Aty nuk ka asnjë kusht të saktë. Mungojnë të gjitha gjërat. Këtu as nuk konsultohesh dot me njeri, mezi të presin. Nëpër dhoma gjen nga 5 ose 7 krevate. Kushte nuk ka. Vende -vende pa pllaka, vende vende me pllaka. Sjellim ushqimin vetë se këto nuk e ofrojnë siç duhet për pacientët. Ke merak të ulesh në krevat, shumë pisllëk. Uji me pikatore”-u shprehwn qytetarwt.

“ Xhadat” u interesua pranë drejtorisë së spitalit, nga ku drejtoresha, Laureta Xhafa informoi se po presin  vitin tjetër që të rregullohet spitali.

“Rikonstruksioni i spitalit mbaroi ne 2021, që u inagurua. Urgjenca e re vjet u inagurua. Për pavionet kemi një lajm të mirë, kështu na është thënë që do futet në rikonstruksion. Vitin tjetër, me shpresën e zotit do të rregullojmë të gjithë spitalin e Lushnjes, duke qënë se ne mbulojmë një numër banorësh shumë të madh prej 180 mijë banorë, se na vijnë nga Peqini, Ura Vajgurore, etj, që vijnë shtrohen këtu te ne”-shtoi ajo.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top