International Folk Festival Tirana vjen në edicionin e tij të dytë në datat 19- 22 korrik. Koreografi Gëzim Alimehmeti tha në studion e lajmeve në MCN Tv se tashmë Tirana njihet në një calendar botëror dhe ka një certifikatë festivali. Alimehmeti tha më tej se do të ketë kultura nga e gjithë bota dhe se do të jepen dy çmime të mëdha.
Si përfaqësues i Shqipërisë ne kemi për detyrë të organizojmë festivale në të gjitha shtetet ku kemi anëtarësime. Ne si Shqipëri u munduam të krijonim një rrjetet festivalesh botërore. Për herë të parë Tirana njihet në një kalendar botëror, ka një certifikatë festivali.
Kemi 25 artistë nga Burundi, Azerbajzhani,Sllovakia, Turqia, vjen nje grup arbëresh, të preferuarit e mi nga Ukraina. Ishte e vështirë ardhja e tyre. Momenti i Ukrainës është i vështirë.
Ky është edicioni i dytë në Tiranë do të ketë kultura të gjithë botës, do të ketë dy çmime të mëdha dhe gjera të bukura. Juria është ndërkombëtare, anëtari i parë është nga Rumania, më pas nga Polonia, Bullgaria, Azerbajxhani dhe Shqipëria.
Alimehmeti tha se Shqipëria do të përfaqësohet nga tre grupe dhe shtoi se Shqipëria duhet të certifikojë disa festivale.
Shqipëria përfaqësohet me 3 grupe, një është i ftuar special. Kemi dhe arbëreshet dhe kjo është gjë e bukur për organizimin. Kemi si traditë, si kërkesë që çmimin e parë nuk mund ta marrë vendi organizator pasi është vend mikpritës.
Unë kam qenë valltar i Ansamblit Shtetëror, kam parë shumë festival dhe dua të arrij maksimumin por kjo varet nga fondet.
Ky është një festival i certifikuar dhe i përvitshëm në shtëpi. Këmbëngul që nga ana e Shqipërisë të certifikohen disa festival. MASH të cerfitikojë disa festival.
Kemi pasur mbështtje nga Bashkia, MASH dhe disa fondacione.
0 Comments: