MC Networking

Ghori: Njerëzit që e kalojnë gjithë jetën duke kërkuar kënaqësitë tokësore, e kanë prangosur shpirtin

Teologu Samad Ahmed Ghori është i mendimit se një njeri që nuk ka ndërtuar shpirtin në këtë botë, ka ndërtuar një ferr në botë dhe se në momentin kur këto kënaqësi të mbarojnë, nuk ka asgjë.

Ai thotë se çdo sure fillon me një fjali dhe se nëse Zotin do e përkufizojmë me një fjalë të vetme sipas Kuranit, ajo është mëshirë dhe nëse do e përkufizojmë me dy fjalë, ajo është sërish mëshirë.

Mëshira është sepse një njeri që po vuan, që ka humbur organet e tij shpirtërore, Zoti ka përgatitur një reanimacion për të, ku do i jepet ndihmë shpirtërore.

Ky reanimacion është shansi më i madh ti jepet jetë dikujt që po vdes. Nëse më pyesni për ferrin, marr një ajet konkret, një sure.

Kapeni këtë xhenem, hidheni në zjarr, vërini pranga në qafë dhe në këmbë dhe zinxhir gjatësia e të cilëve 70 kuta. Kjo do të thotë që ky njeri ka ushqyer tërë kohën në këtë botë, zjarrin e energjisë negative.

Aq keq sa ai ka parë vetëm tokën, sa që ky njeri kurrë nuk e ka ngritur qafën të shohë edhe qiellin. Njerëzit që e kalojnë gjithë jetën duke kërkuar kënaqësitë tokësore, e kanë prangosur shpirtin e tyre.

Shpirti i tyre nuk ka bukë ose ujë për të mbajtur në botën tjetër, ndaj do të vuajnë. Njeriu ka qenë në barkun e nënës, është në barkun e tokës dhe do shkojë diku tjetër.

Sipas tij, nëse një besimtar ka zbatuar rregullat e islamit dhe nuk ka punuar me shpirtin e tij, ai e ka rrugën në ferr.

Ai që është i verbër në këtë botë, do të jetë i verbër edhe në botën tjetër. Ai që nuk e ka parë dot shenjën e Zotit këtu, nuk ka si ta shohë as në botën tjetër.

Parajsa është e tillë se njeriu ka mbjellë pemën e besimit dhe këtë besim e ka vaditur me lumenjtë e veprave.

Simbolet e bekimit nuk kanë lidhje me bekimet e kësaj bote. Thuhet se do të kenë lumenj me ujë që nuk ndotet.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top