MC Networking

Gogo: Depolitizimi i administratës zgjedhore të fillojë me zgjedhjet e 2023-shit. 40 deputetë të zgjidhen nga emigrantët

Drejtues i KRIIK Premto Gogo foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi reformën zgjedhore, si dhe propozimet e KRIIK dhe thirrjet që të mos shtyhen afatet e këtij komisioni. Gogo theksoi se duhet të nisë depolitizimi i administratës zgjedhore në nivele të dyta që në zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës. Po ashtu ai u shpreh pro votimit referencial me lista të hapura për kandidatët në këshillat bashkiak.

Sërish nuk është arritur që vota dhe vullneti i qytetarëve të jetë i pacenuar, por jemi në një situatë ku vetëm për vetëvendosje dhe vullnet të lirë, vetëm në këtë moment nuk jemi. Janë partitë politike që ndërtojnë gjithë rregullat e lojës, janë ato që e ankimojnë, e kontestojnë dhe bëjnë reformën. Nga mungesë vullneti, vizioni dhe maturi të cunguar të tyre. T’i jepet fund dakordësisë së mbyllur, te interesave të ngushta të partive, apo individuale! E shohin si të krijojnë ngërçe apo avantazhe në një fushë apo tjetër në mënyrën e administrimit. 2017-2020 është një nga kulmet e krizës, prandaj qasja të jetë e ndryshme duke krijuar një proces të hapur, gjithëpërfshirës. Ka një sërë çështjesh që komisioni duhet të adresojë dhe u atribuohen rekomandimeve të OSBE-ODIHR, organizatave vendore dhe KRIK që kanë qasje të thelluar. Në 2017 dhe 2021, KRIIK, ka parë tërë procesin, ku politika dhe ligji duhet të sigurojë integritetin zgjedhor. Realisht problemet janë të mëdha, por fillojnë dhe mbarojnë te qasja e politikës. E kemi ndarë në dy dimensione punën. Disa ndryshime imediate që duhet të mbyllen brenda korrikut dhe në sesionin e ardhshëm të ndërmerren reforma më madhore që të vihen në zbatim pas zgjedhjeve të 2025-ës. Në këto zgjedhje duhen masa për financimin, të futet votimi referencial me lista të hapura për kandidatët për këshillat bashkiak. Duhet të sigurohet mundësia e qytetarëve të zgjedhë parlamentarët lokalë që të ketë decentralizim të pushtetit dhe vetëqeverisje vendore. Depolitizimi i administratës zgjedhore. Kemi kërkuar që të fillojë depolitizimi i komisioneve të niveleve të dyta, që këto zgjedhje. Si një shenjë e vullnetit që palët i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit dhe e dyta si formë pilotimi, me rang njerëzish prej 300 komisionerësh që s’vijnë nga politika, por shoqëria civile dhe administrata. Kjo nuk i shmang përfaqësuesit politikë që të vëzhgojnë procesin. Ky është një mesazh për të zhbërë patronazhimin në administratë. Është haptazi shkelje e ligjit dhe kërcënues për shprehjen e vullnetit të lirë” .

Gogo tha se KRIIK është shprehur prej kohësh pro votës së emigrantëve, që sipas tij mund të kenë deri në 40 mandate, në bazë të kriterit kushtetues proporcional.

KRIIK ka depozituar vizionin dhe ajo çfarë mendojmë se duhet bërë. E para s’duhet të diskutohet dhënia e të drejtës të këtyre shtetasve shqiptarë që s’jetojnë këtu. E dyta ajo që kemi propozuar, kemi kërkuar të krijohen zona zgjedhore për emigrantët, por jo një zonë zgjedhore të vetme. Të ngritura mbi bazën e kriterit proporcional, të numrit të popullsisë. 40 mandate duhet të vijnë nga shtetasit që janë jashtë. Partitë politike do detyrohet të ngrenë degët dhe përfaqësuesit e tyre do imponojnë zhbërjen e autoritarizmit. Këta mund ta bëjnë shtetasit që jetojnë jashtë që s’kanë asnjë interes lidhur me punësimin”.

Gogo sugjeroi që komisioni të mbyllë amendimet ligjore minore dhe specifike brenda muajit korrik, pasi amendimet që do të bëhen nga shtatori, s’mund të aplikohen pas vitit 2025.

 

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top