MC Networking

Pas dëshmisë së Nuredin Dumanit SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 persona

Pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, Prokuroria e Posaçme kundër Krimeve dhe Korrupsionit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 14 personat e akuzuar për vepra të rënda penale, si grabitje e krime ndaj personit, që nuk u kapën në gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.

Të gjitha gjeneralitetet e personave në kërkim janë vënë në dispozicion në pikat kufitare të vendit si dhe çdo e dhënë e vlefshme për identifikimin e tyre.

Formulari i SPAK tashmë i është përcjellë zyrës së Interpolit për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit, ndaj tyre, të cilët klasifikohen si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Emrat e njohur të botës së krimit do të listohet në faqen zyrtare te Interpol si të përfshirë të krimit të organizuar. 

NË KËRKIM

-Eljo (Ervis) Bitri,
-Festim Qoli,
-Alban Bengasi,
-Ervis Martinaj,
-Elvin Merlika
-Alket Xhixha
-Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
-Agron (Kamber) Mehja,
-Aleks Çela alias (Tom Qorri)
-Talo Çela,
-Agim Gjini,
-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
-Florenc Çapia
-Abedin Mama (Dine Çami)

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top