MC Networking

A e dini cili është ndryshimi mes një karte krediti, një karte debiti dhe një karte pagese?

Shpesh na ndodh që të përdorim termat kartë krediti, kartë debiti dhe kartë pagese me miqtë , por a e dini cili është dallimi mes tyre dhe për çfarë përdoren? Trent Hamm ka shkruar një artikull të gjatë në të cilin bën dallimin mes tyre dhe sqaron cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilës kartë.

Kartat e kreditit-Një kartë krediti është e lidhur me konceptin para të huazuara. Kur një kompani ju lëshon një kartë krediti, juve ju jepet një limit specifik krediti, pra shuma maksimale që mund të huazoni nga kompania shpjegon në artikullin e tij Hamm. Sa herë që ju përdorni kartën e kreditit, ju merrni hua një shumë nga ajo kompani dhe ju kërkohet t'i ktheni një pjesë të asaj shume kompanisë çdo muaj. Mastercard, Visa dhe Discover janë llojet kryesore të kartave të kreditit. 

Por, cilat janë avantazhet kryesore të një karte krediti?

Avantazhi më i madh i një karte krediti është fleksibiliteti. Ju mund të bëni blerje pa pasur para në dorë për momentin. Ju gjithashtu keni një kohë të pacaktuar për t'i kthyer ato para, megjithëse duhet të bëni një pagesë minimale çdo muaj për atë që keni borxh. Shumë karta krediti kanë gjithashtu programe shpërblimi dhe përfitime, duke ofruar nga 2% kthim parash në të gjitha blerjet dhe deri te sigurimi i makinës me qira kur udhëtoni. 

Njerëzit që përdorin karta krediti janë përgjithësisht të mbrojtur. Shpesh janë instancat ato që do t'ju ndihmojnë të dalloni blerjet mashtruese dhe nuk do t'ju lënë të pambrojtur nëse ju humbni kartën. Gjithashtu, një përdorim i mirë i kartës së kreditit ju ndihmon të kurseni para në sigurime dhe ju ndihmon me kreditë në të ardhmen. 

Disavantazhet e një karte krediti

Disavantazhi i madh është se i gjithë fleksibiliteti që ofron një kartë krediti është një thikë me dy tehe. Lehtësia e përdorimit të kartave të kreditit dhe mungesa e presionit për të shlyer atë që ju detyroheni e bëjnë shumë të lehtë marrjen e vendimeve të këqija për blerje. Pastaj, kur nuk mund ta shlyeni kartën, zakonisht paguani një  shumë  të madhe interesi për atë shumë të papaguar. Për një periudhë të gjatë, ky interes mund të jetë tepër i kushtueshëm.

Po kartat e debitit çfarë janë?

Një kartë debiti është e lidhur me llogarinë tuaj të çeqeve ose të kursimeve. Sa herë që përdorni kartën, paratë merren automatikisht nga llogaria juaj e çeqeve ose e kursimeve për të mbuluar blerjen. 

Avantazhet e një karte debiti

Nuk mund të futeni në telashe borxhesh me një kartë debiti, pasi nuk ju lejon të shpenzoni më shumë para sesa keni në llogarinë tuaj. Ky është një avantazh i madh për njerëzit që nuk duan të kenë borxhe, sepse i ruan ata nga mbishpenzimet. 

Plus, kartat e debitit janë fleksibël dhe të përshtatshme për blerjet e përditshme. Ju gjithashtu nuk duhet të keni kredi të mirë për të marrë një kartë debiti,  por mund të merrni një me llogarinë tuaj rrjedhëse.

Disavantazhet e një karte debiti

Disavantazhi më i madh i një karte debiti është se ju duhet të keni kujdes bilancet e llogarisë tuaj, sepse ju mund të mbitërheqni llogarinë tuaj nëse nuk jeni të kujdesshëm. Kartat e debitit shpesh nuk kanë të njëjtat mbrojtje ndaj konsumatorit që kanë kartat e kreditit dhe kartat e pagesës. Një tjetër disavantazh është se shumë pak karta debiti kanë programe shpërblimi të çdo lloji. 

Kartat e pagesës

Janë disa lloje kartash që shpesh ngatërrohen me kartat e kreditit, por që funksionojnë në një mënyrë mjaft të ndryshme. Ashtu si kartat e kreditit, kartat e pagesës ju japin kredi nga kompania. Megjithatë, ju kërkohet të paguani bilancin e plotë në fund të muajit. Disa karta pagese( e përkthyer në këtë mënyrë termi charge cards) kanë gjithashtu një tarifë anëtarësie vjetore. Këto lloj kartash zakonisht lidhen me American Express. Shumë zinxhirë dyqanesh shpesh lëshojnë edhe kartat e tyre të pagesës, të cilat mund të përdoren vetëm në atë dyqan.

Avantazhet e një karte pagese

Ju nuk duhet të keni para në dorë për një blerje, dhe gjithashtu as nuk rrezikoni të mbani një bilanc që do t'ju ngarkojë me interes. Shumë karta pagese kanë programe të jashtëzakonshme bonusi nga gjëra të tilla si kthimi i parave prej 5% deri tek fluturimet shoqëruese falas në linjat ajrore. Sipas asaj që shpjegohet në artikull, programet e shpërblimeve të këtyre kartave  shpesh vijnë me shërbime dhe përfitime shtesë, si ndihma falas në rrugë, ushqim falas në aeroporte dhe përmirësime falas të dhomave të hotelit.  Shumica e kartave të pagesës ofrojnë gjithashtu mbrojtje të fortë ndaj konsumatorit, të ngjashme me atë të kartave të kreditit.

Disavantazhet e një karte pagese

Disa karta pagese kanë një tarifë vjetore, e cila i zvogëlon përfitimet nga përdorimi i tyre. Gjithashtu, duke qenë se jeni duke operuar me kredi, ekziston rreziku që mund të krijoni një bilanc të madh në kartë që do të jetë e vështirë për t'u shlyer.  Shumë karta pagese janë zakonisht mjaft strikte për sa i përket kujt i lëshohen, ju duhet të keni kredi të mirë para se të merrni një.

Cila nga këto karta do ishte e përshtatshme për ju?

Në varësi të prioriteteve, apo situatës suaj ekonomike ekziston dhe karta që do ju përshtatet më mirë. Shumë njerëz dëshirojnë të shmangin kredinë me çdo kusht për shkak të rrezikut të borxhit. Në këtë rast, një kartë debiti është padyshim zgjidhja e duhur.

Nëse paguani plotësisht bilancin tuaj çdo muaj në kartën tuaj të kreditit dhe udhëtoni pak, ia vlen të shqyrtoni disa nga kartat e tarifave të ofruara, veçanërisht nëse jeni duke drejtuar një biznes të vogël. Ju mund të merrni një përfitim të madh neto nga një kartë e mirë pagese, por ju duhet të edukoheni për përfitimet.

Në përgjithësi, nëse nuk keni pasur kurrë një kartë, është më mirë të merrni një llogari të mirë rrjedhëse dhe të përdorni kartën e debitit për shumicën e blerjeve. Në të njëjtën kohë, do të ishte një zgjedhje e zgjuar të merrni një kartë krediti dhe ta përdorni për vetëm disa blerje. Kjo ju lejon të filloni të ndërtoni kredi të shëndetshme pa rreziqet e borxhit të një karte krediti.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top