MC Networking

Shkëmbi: Jemi pranë një flluske në industrinë imbobiliare në Shqipëri

Armand Shkëmbi, pronari i një kompanie imobiliare në Tiranë, gjatë intervistës në emisionin “Arnautistan” në MCN TV paralajmëroi krijimin e një flluske në industrinë imobiliare në Shqipëri. Ai tha se llogaritet të jenë 30 mijë apartamente bosh të cilat krijojnë një kërkesë false në treg.

Ngaqë blerjet në Shqipëri bëhen me Cash, apartamenti në Tiranë është bërë monedhë në ndërtim. Ngaqë nuk kanë taksim, nuk u rëndon ta japin me qira, dhe përdorin shprehjen tipike ‘le të jetë aty’. Ajo që unë parashikoj është që jemi pranë një flluske në industrinë imobiliare. Se kur hedh shumë lekë krijohet fenomeni i flluskës. Ne kemi ndërtuar 30 mijë apartamente bosh, 2 miliardë. Nëse do i taksonim do ishin në lëvizje. Ngaqë po krijojmë një kërkesë false po ndërtojmë edhe 30 mijë të tjerë. Zgjidhje e qëndrueshme do ishte të investojmë në turizëm, bujqësi, blegtori.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top