Drejtori i përgjithshëm i bashkëpronësisë, njësive administrative dhe emergjencave në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko, shpjegoi në studion e MCN Live ecurinë e projekteve që mbulohen nga Fondi i Komuniteteve. Një nismë e Bashkisë së Tiranë që në vitin 2016, ky fond mbulon projekte të ndryshime për mirëmbajtjen e pallateve të vjetra dhe është njëkohësisht edhe në funksion të censusit të godinave. Çuko shpjegoi në studio se dy problematikat për të cilat banorët i janë drejtuar më shumë këtij fondi kanë të bëjnë me termoizolimin dhe vendosjen e ashensorëve. Numri më i lartë i aplikimeve pranë Bashkisë së Tiranës ka mbërritur nga Njësia 2, njësia 5 dhe Njësia 8.
Deri më sot kemi identifikuar 4 mijë e 100 pallate. 3700 janë me kryesi. Pra, për këto ne detyrimin ligjor e kemi përmbushur. Në shkurt të 2017 kemi miratuar fondin. Çdo asamble banorësh apo administrator mund të aplikojë te njësia administrative dhe i financohet 50% e projektit.
Tematikat që financojmë janë termoizolimi i fasadës dhe instalimi i ashensorëve. Janë 120 projekte deri tani. Në gusht të 2021 kemi miratuar edhe instalimin e ashensorëve. Janë rreth 2100 pallate, të ndërtuara nga viti ‘80 e më pas. Në 120 pallate, fidbeku ka qenë shumë pozitiv. Kemi montuar tre ashensorët e parë dhe kemi pasur fidbek pozitiv. Aplikimet më të shumta kanë qenë nga njësia 2, 5 dhe 7. Për katër muaj, çdo projekt është i prekshëm.
0 Comments: