MC Networking

Vrasja e biznesmenit Rakip Roli, gjykata vendos "arrest me burg" për të arrestuarit

Gjykata e Kurbinit vendos masën e sigurisë ‘arrest ne burg’ për të ndalurit, për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.

Gjyqtari Aurel Arapi pranoj kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu dhe la në burg shtetasit Llej e Skender Lika, babë e bir si dhe Klajdi Gjegjaj (Beleshi), që dyshohet se ka ndihmuar autorët.

Për të garantuar sigurinë në ambientet e gjykatës janë vendosur forca të shumta policie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sanxhak të  Laçit më 10 dhjetor ku babë dhe bir dyshohet se i kanë bërë pritë 55-vjeçarit.

Biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli apo i njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.

Autorët i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top