Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, ftoi çmimin si “Filmi më i mirë i gjatë në edicionin e 21, të Festivalit të Kalsruhe në Gjermani.
I fuar në emisionin e gazetarit Mustafa Nano në “Arnautistan”, në MCN TV, regjisori Ajazi, u shpreh se ky film i cili sjell një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri, arriti të triumfoj në këtë festival, falë bashkëpunimit shqiptaro-italian.
“ Dashurite me të huajat janë të dhimbshme, një film qëe tregon një dashuri në rrethanat e komunizmit, mes një djali shqiptar dhe një të italiane, derisa finalizohet keq, shteti shqiptar e mer dhe e arrston djalin dhe pastaj ata takohen pas viteve te demokracisë. Ruzhdi Pulaha, e shkruajti mirë, dhe më një aktor si Remo Girone, i cili nuk mori aq sa duhej, për shoqëri. Mbi këtë skenar u punua në dy vjet, dhe përfundoi në 2019, por për shkak të pandemisë, refuzuam ta çonim nëpër festivale online sepse aty filmi nuk ndjehet, nuk preket, andaj kur e çuan në Gjermanim aty na dha sadisfaksion të madh”.
Momenti i çmimit, për regjisorin Ajazi, ka qenë vërtetë i veçantë.
“Filmi u prit me mjaft entuziazëm, është me rëndësi tu lëmë brezave realitetin e së shkuarës, edhe pse shkova me pak pritshëmri, se thashë një histori itali-shqiptare, por ajo që pashë ishte që kishte mjaft entuziazëm, me shprehen urime, filmi vinte mirë dhe vërtetë pas 6 çmimeve, i joni ishte më i madhi”.
0 Comments: