Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, do të mbajë më 17 shtator një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.
Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet. Meta thekson se koncerti do të jetë falas ndërsa premton se bashkë me fansat e tij, do të ndërtojnë një tjetër kujtim të paharrueshëm për të gjithë.
“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 gusht”, shprehet këngëtari.
Ky turn i këngëtarit Meta, do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë paraqet një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.
Kantautori Ermal Meta ka marrë pjesë në tre edicione të Festivalit të Sanremos, ku në 2018 fitoi edhe çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, së bashku me këngëtarin italian Francesco Moro.
0 Comments: