Nga 24 gushti, artistë nga e gjithë bota do të udhëtojnë drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale.
Tirana do të mirëpresë një prej festivaleve më të veçanta. Mural Fest, event i kthyer tashmë në një traditë të bukur për kryeqytetin një festival ngjyrash, ku vepra shkrihet me fasadën përkatëse në varësi të hapësirës urbane që do të zërë.
Ky projekt është nismë e “Dekor” nga Bashkia e Tiranës që ka nisur tri vite më parë.
“Eja të pikturojmë Tiranën së bashku. Artistë të shkëlqyer botëror vijnë dhe pikturojnë muret me të bukura të kryeqytetit”, shkruan kuratori i projektit, artisti Helidon Haliti, teksa jep lajmin e bukur se dhe muret tashmë do të shkrihen në art.
Ky është një projekteve më atraktive për të rinjtë që e duan artin, të bukurën, abstrakten, lirinë, ëndrrën, përjetësin, të cilët përmes pikturimit të fasadave të mëdha do të krijojnë histori dhe kujtime.
Pjesë e Mural Fest priten të jenë artistë urbanë me famë ndërkombëtare nga Gjermania, Italia, Spanja, Greqia, Indonezia, etj.
Festivali synon t’i japë një imazh të ri hapësirave të qytetit duke sjellë një energji shumë të bukur e duke lënë një muze të hapur në natyrë. Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj janë të ndërthurura, duke u rritur në mure dhe reinventuar në një përzierje të gjuhëve në një mënyrë për të krijuar identitetin dhe ridizajnimin e hapësirës urbane, duke synuar ndërtimin e një historie të re.
Mural Fest do të mbahet këtë vit prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit.
Projekti zhvillohet në 10 mure, në Komunën e Parisit, në Lanë, qendra e Tiranës.
0 Comments: