Sot është dita e fundit ku deputetët e opozitës, por edhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës do të ulen për herë të fundit në Kuvend, pas sot zhvillohet edhe seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë.
Në seancën e sotme ulen për herë të fundit në Kuvend një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare si Myslim Murrizi, Kujtim Gjuzi, Rudina Hajdari, Kostaq Papa, Adriatik Alimadhi, Andi Përmeti, etj.
Në rend dite është parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit për punën e tyre vjetore.
Nga ana tjetër, sot pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi, kjo e fundit e cilësuar si kandidatura favorizuese e qeverisë Rama.
0 Comments: