Mbetjet e raketës kineze “Long March 5B”, pritet të bien në Tokë këtë të shtunë ose të dielë, ndërsa sipas shkencëtarëve ato do të digjen sapo të hyjnë në atmosferë.
Ministria e Punëve të Jashtme kineze tha në një deklaratë për shtyp se mbetjet do të digjen sapo të hyjnë në atmesferën e Tokës, por megjithatë zyrtarët amerikanë thanë se mbetjet mund të bien në ishullin verior të Zelandës së Re.
Raketa kineze “Long March 5B” është duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa në hartën e rrezikut është edhe Shqipëria. Kujtojmë se raketa “Long March 5B” e cila është rreth 100 metër e gjatë dhe me peshë 22 tonë, u lëshua javën e kaluar për të dërguar pajisje në Stacionin Hapësinorë të Kinës.
Orbita e Tokës është e mbushur me qindra e mijëra pjesë të hedhura në mënyrë të pakontrolluar dhe shumica prej tyre janë rreth 10 centimetër. Objektet të cilat vazhdimisht hyjnë në atmosferën e Tokës digjen.
0 Comments: