MC Networking

Akuzat që rëndojnë mbi vëllezërit e gjyqtares Natasha Mulaj

Në deklaratën për kontrollin e figurës ka një pikë në të cilën kërkohen të dhëna për sigurinë dhe në këto të dhëna një kandidat për tu bërë anëtar i KPA pyetet për anëtarët e familjes deri në shkallën e katërt dhe krushqi deri në shkallë të dytë.

Por pa shkuar në shkallë të katërt, Mulaj ka katër vëllezër që janë Vladimiri, Admiri, Elvisi dhe Iliri. Sipas drejtuesit të emisionit “Ajsberg” në MCN TV, vëllezërit e saj janë të lidhur me probleme me drejtësinë. Kanë shumë çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë.

Admir Mulaj është pronar i një kompanie ndërtimi, të denoncuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi, por ky denoncim që është pushuar dhe nuk ka më procedim penal.

Elvis Mulaj nga një hetim i policisë dhe prokurorisë Tiranë ka rezultuar në 2019-ën i përfshirë në skemën e organizimit të basteve sportive. Çështja është në gjykim në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

Ilir Mulaj në vitin 1997-të është dënuar me 23 vite burgim pasi si pasojë e një sherri me një shtetas ka qëlluar duke e lënë atë të vdekur. Pas seancave të vazhdueshme në gjykime e rigjykime, Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të ndryshojë akuzën nga “vrasje me dashje” në “kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Vladimir Mulaj akuzohet se gjatë një udhëtimi jashtë Shqipërisë në 2018-ën i janë sekuestruar në Rinas 5 fishekë  që sipas ekspertizës përdoren për municion automatikë të modelit kalibri. Por çështja është mbyllur me pretendimin e autorit se nuk i është gjetur armë zjarri luftarake.

Të gjitha këto akuza rëndojnë mbi vëllezërit e gjyqtares Natasha Mulaj e cila vendos largimin ose qëndrimet në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të lidhur personalisht dhe familjarisht me krimin.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top