Një ngjarje që ka shkaktuar panik të madh është shënuar sot në klubin e Atletico Madrid. Protagonist ishte sulmuesi francez Musa Dembele, i cili ka trembur jo vetëm shokët e skuadrës.
24-vjeçarit i ra të fikët në momentin që po zhvillohej stërvitja kolektive e ekipit.
Shokët e ekipit vrapuan drejt tij duke i dhënë ndihmën e parë deri në momentin që mbërriti ndihma mjekësore. Situata u qetësua me sulmuesin i cili u ngrit në kembë dhe u largua bashkë me stafin mjekësor.
0 Comments: