Lidhur me zhvillimet më të fundit të aktualitetit politik si dhe zhvillimet për zgjedhjet e 25 prillit, në studion e MCNTV ishte deputeti Lefter Maliqi, njëherësh kandidat në listat e LSI-së për qarkun e Beratit.
Gjatë fjalës së tij Maliqi siguroi për nja fitore të të madhe në qarkun e Beratit, për të gjithë opozitën e bashkuar, ndërsa theksoi se ka ikur koha e Erdoganit dhe tashmë është koha për demokracinë.
“10 ditë kam që kam nisur fushatën dhe do jap një shembull që për herë të parë fiton opozita e bashkuar. Kjo fitore është një shenjë e mirë që vjen nga qarku i Beratit. Meta i ka dhënë provat se ka fituar dhe në ditët më të vështira, ai është një ndër ish FRESH-istat njeriu që i ka dhënë dorën herë pas herë këtij që drejton sektin oligark. Presidenti ka nëj rol vendimtar për fatet e Kushtetutës dhe demokracisë në vend. Jam i bindur se ka ikur koha e Erdoganit dhe ka ardhur koha për demokracinë”, tha ai.
Ndërsa i pyetur për një mundësi bashkëpunimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, Maliqi deklaroi se nuk e beson një gjë të tillë, lidhur edhe nga fakti se I njeh mirë politikanët, vecanërisht për LSI theksoi se ajo e ka treguar se ajo është korrekte e marrëveshjeve.
“Nuk e besoj se per shkak se i noh mirë politikanët LSI në cdo marrëveshje që ka bërë ka qenë korrekte me marrëveshjen. Opozita e bashkuar nuk ka nevojë të bashkojë votat me Rilindjen. Ju duhet ta kuptoni skenarin makabër të kësaj rilindje”, shtoi Maliqi.
1.Zoti Maliqi ju e njihni dhe nga afër presidentin Meta. A ka qenë ai i baraslarguar nga palët dhe a besoni ju se ai mund të jetë të marrë rol në zgjedhje, pra për të qenë garant i votës së lirë? Nga çfarë kërcënohen këto zgjedhje?
Zoti Meta është nga Berati, kam vite që e njoh. Meta i ka dhënë provat se ka fituar dhe në ditët më të vështira, ai është një ndër ish FRESH-istat njeriu që i ka dhënë dorën herë pas herë këtij që drejton sektin oligark. Presidenti ka nëj rol vendimtar për fatet e Kushtetutës dhe demokracisë në vend. Presidenti ka kthyer te gjitha dekretet antikushtetuese ka kthyer edhe ligjin për mediat si edhe OFL e famshme që i kanë vënë shiritin disa të fortëve në thonjaza që ti përdorin vetëm për zgjedhje. Presidenti Meta është në mbrojtje të Kushtetutës. I kemi parë se si ka dashur kjo qeveri të kapë Reformën në Drejtësi apo demokracinë. Shyqyr që po ikim nga ky parlament kukull. E rëndësishme është të fitoj demokracia. Jam i bindur se ka një pakënasi nga kjo politikë por jam i bindur se ka ikur koha e Erdoganit dhe ka ardhur koha për demokracinë.
2.Zoti Meta para pak ditësh në emisionin të paekspozuarit në MCN nuk përjashtoi mundësinë që Edi Rama dhe Lulzim Basha të bashkëpunojnë. E keni dhe ju këtë frikë?
Nuk e besoj edhe për shkak se i noh mirë politikanët. LSI në çdo marrëveshje që ka bërë ka qenë korrekte me marrëveshjen. Opozita e bashkuar nuk ka nevojë të bashkojë votat me Rilindjen. Ju duhet ta kuptoni skenarin makabër të kësaj rilindje.
3. Z. Maliqi, ju jeni prezantuar tek votuesit, ne për ti kërkuar votë nën siglën e PD më pas bëtë fushatë me Ramën kërkuat votën për PS, tani kërkon votë për LSI. Pse duhet tu votojnë përsëri Beratasit?
Lefter Maliqi nuk është biznesmen, por ka qenë drejtues i policisë në qarkun e Beratit kur të gjitha rrugët, infrastruktura janë bërë vetëm në kohën time dhe të bashkëqeverisjes PD-LSI. Maliqi nuk ka lëvizur jam ndër themeluesit e LSI në Berat dhe rikthehem te buka e vjetër me një fitore të madhe. Kisha ambicie të madhe për të dalë deputet. Takohem në atë kohë me Olldashin dhe vendosa të kandidoj i treti nën siglën e PD ku dhe bashkëqeverisëm përsëri. Me PS nuk kam qenë asnjëherë. Jam i pastër si drita e diellit përballë këtij oligarku.
4. Çfarë mendoni ju se do sjellë ndryshe tani në koalicion me PD, LSI, që nuk e solli dot me PS?
Po unë e kam dëgjuar nga simpatizantët e LSI, por edhe të PD se ai ishte koalicioni më i artë atëherë u bë lëvizja e lirë, shumë investime, u dyfishuan pensionet, pagat e mësuesve, kurse ky sapo mori tepsinë la gjithçka në harresë. Tani ta harroj se Rama kalon 63 mandate. Meta dolia ty me thirrjen aty se njerëz me armë godisnin aty jam kundër incidenteve. Fryma sa po vjen dhe po rritet. Populli e di vetë të ruajë masat. Po unë do takoj edhe 200 veta se kshu jam mësuar nuk më rrihet. Ku kam shkuar unë ka pasur fitore. Më pëlqen fitorja por me këmbë në tokë. Këtu do fitojë demokracia. Në tetor do bëhen zgjedhje lokale. Do marri frymë qeverisja vendore, qeverisja e lirë. Pushteti i katër është ai që vete i pari në vendngjarje se po svajti media në vendngjarje nuk zbardhen as krimet. Ka nevojë për siguri, për kthimin e rinisë. Fitorja është e padiskutueshme ndaj opozitës së bashkuar kundër këtij sekti të rilindjes.
0 Comments: