Vajza e vogël e themeluesit të ‘Apple’ Steve Jobs, Eve Jobs, është rritur dhe ka edhe një të dashur të famshëm.
22-vjeçarja është në një lidhje me këngëtarin Harry Hudson, 27 vjeç, të cilën sapo e bëri zyrtare në Instagram.
Eve postoi foto nga bregdeti i Kalifornisë, ndërsa shkroi: "Ekipi”.
Eve është vajza e Steve Jobs dhe Laurene Powell. Ajo është një kalorëse e zonja dhe së fundmi filloi karrierën e saj të modelimit për fushatën e kompanisë së kozmetikës “Glossier”. Vitin e kaluar, ajo ishte në një lidhje me aktorin Timothee Chalamet.
Harry njihet si mik i ngushtë i familjes Kardashian-Jenner dhe është shfaqur në një nga episodet e “Keeping Up ëith the Kardashians”.
Pasi filloi karrierën e tij në një moshë të re, e ndaloi për disa kohë, pasi u diagnostikua me limfomën Hodgkin në moshën 20-vjeçare. Ai është shëruar nga kanceri prej 7 vitesh.
Eve Jobs e ka mbajtur jetën e saj personale jashtë vëmendjes së medias, edhe pasi babai i saj vdiq në 2011-n nga kanceri i pankreasit. Sidoqoftë, në vitet e fundit, ajo ka fituar disa çmime nga garat me kuaj. Ajo renditet si kalorësja e pestë më e mirë në botë nën moshën 25 vjeç.
Ajo është studente në Universitetin e Stanfordit, të njëjtën shkollë ku u takuan prindërit e saj. Familja e saj vlen më shumë se 20 miliardë dollarë.
Burimi: Just Jared
0 Comments: