Gabrielle "Coco" Chanel ishte një nga dizajnesuet më me ndikim të shekullit të 20-të. Një kapeleshitëse e cila përmes trajnimit shkoi përtej kapeleve për t'u bërë rebele dhe pinoere e botës së modës, duke krijuar një stil të ri veshjeje, që i çliroi gratë nga korset dhe dantella duke u ofruar atyre këmisha dhe pantallona të gjera.
"Asgjë nuk është më e bukur se liria e trupit", tha ajo një herë, dhe modelet e saj jetonin sipas këtyre fjalëve: siluetat e Chanel ishin fluide, dizajnet e saj të lirshme dhe në rastin e veshjes ikonë të fustanit të shkurtër të zi, demokratike. Ajo dëshironte që gratë të lëviznin dhe të merrnin frymë me rrobat e saj, ashtu si burrat me të tyret. Puna e saj ishte një formë e emancipimit femëror.
Sot shënohen 50 vjet nga vdekja e Chanel, pasi humbi jetën në moshën 87-vjeçare, megjithëse trashëgimia e saj vazhdon. Ndërsa revolucionarizoi mënyrën e veshjes, ajo ndihmoi në formimin e një ideali të ri të asaj që mund të jetë një markë mode: një forcë gjithëpërfshirëse që është trend në të gjitha aspektet e jetës së një gruaje, nga veshjet zyrtare te veshjet e festave dhe ato të mbrëmjes.
Chanel kapi vizionin e saj në "Coco-isms" që lexohet si pararendëse e shprehjes së sotme që e gjejmë kudo - "një grua që nuk vendos parfum nuk ka të ardhme", ose "nëse je e trishtuar, përdor buzëkuq dhe sulmo".
Këtu janë 6 inovacionet e rëndësishme në stil nga një dizajnuese, e cila dikur tha: "Unë nuk bëj modë. Unë jam moda”.
Pantallonat për gratë
Chanel nuk shpiku pantallonat , ato ishin pjesë e gardërobës së grave gjatë Luftës së Parë Botërore, por i popullarizoi ato si një veshje mode. Pantallonat e cilësuara si "beach pajamas” u bën të famshme në mes të viteve 1920 mes grave të pasura dhe një dizajn dallies i koleksionit të Chanel.
Bluzat stil marinari
Bluzat me shirita u shfaqën në butikun e saj në Deauville, Normandi, në vitet 1910. Ajo i ripunoi në triko, duke u shtuar xhepa dhe duke futur aksesorin e rripave të trasha. Pamja e ‘marinarit’ ishte ‘casual’, dhe u bë e bujshme shumë shpejt mes grave me stil.
Bizhuteritë e bërë me material të lirë ose gurë fals
Ishte radikale në atë kohë kur Chanel prezantoi këto lloj bizhuterish në koleksinon e saj, duke e kthyer diçka që konsiderohej ‘cheap’ një simbol të stilin modern. "Një grua duhet të përzijë të rremen dhe të vërtetën. Qëllimi i bizhuterive nuk është ta bësh gruan të duket e pasur, por ta zbukurosh; nuk është e njëjta gjë”, tha Chanel një herë.
Fustani i vogël i zi (little black dress)
Në vitin 1926, Vogue publikoi një vizatim të një fustani të zi të thjeshtë, me gjatësi deri tek pulpa. Revista e përshkroi atë si "Fordin e Chanel", duke iu referuar modelit shumë të popullarizuar në atë kohë. Me fjalë të tjera, ishte një veshje aq e thjeshtë sa mund të ishte e arritshme për çdo blerës - "një lloj uniforme për të gjitha gratë me gusto”. Veshja u quajt "fustani i vogël i zi", dhe pjesa tjetër është histori. Gjatë Depresionit të Madh, ai u bë veshja e zgjedhur për një brez të tërë të grave konsumatore, dhe, në dekadat e mëvonshme, një pjesë thelbësore e veshjeve të grave kudo.
Kostumi Chanel
Kostumi Chanel ndryshoi lojën - jo vetëm për modën, por për çlirimin në modë që u dha grave.
Coco Chanel prezantoi kostumin e saj të parë me dy pjesë në vitet 1920, frymëzuar nga veshjet për meshkuj dhe veshjet sportive, si dhe kostumet e të dashurit të saj të atëhershëm, Duka i Ëestminster. E etur për të çliruar gratë nga korsetë kufizuese dhe fundet e gjata të dekadave të mëparshme, Chanel përpunoi një fund të ngushtë dhe xhaketë pa jakë të bërë nga stofi, një pëlhurë që atëherë konsiderohej jo e hijshme.
Kostumi ishte modern, paksa mashkullore në prerjen e tij dhe ideale për gruan e pasluftës duke bërë përpjekjen e saj të parë në botën e biznesit.
Çanta 2.55
Një nga çantat më ikonike të Chanel të të gjitha kohërave, 2.55 përmbysi të gjitha rregullat kur u prezantua në shkurt të 1955-s (nga ka marrë dhe emrin). Ishte çanta e parë luksoze për gratë që ishte dizajnuar me një rrip që mbahen në shpatull. Modifikimi inovator ofroi një tjetër liri për gratë dhe transformoi mënyrën e dizajnimit të çantave të grave. Kritikët e konsideruan 2.55 të pahijshme, por blerësit e donin prakticitetin.
Burimi CNN. Ndalohet ribotimi pa burimin MCN.al
0 Comments: