Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar takimin me bizneset për tu njohur kështu me problematikat e tyre.
Kryedemokrati Basha ka vizituar një fasoneri në qytetin e Lezhës, ku është përballur me ankesat e një sipërmarrseje e cila ka ardhur nga emigrimi prej 20 vitesh për të investuar në Shqipëri.
Basha shprehet se ndihma ndaj bizneseve dhe sipërmarrjeve të mëdha të cilët punësojnë dhjetra familje nuk e kanë ndihmën e shtetit.
Përfaqësuesja e kësaj fasonerie në Lezhë, shprehet se para pandemisë kishte të punësuara 40 punëtore, ndërsa tani punon vetëm me 12 prej tyre.
"Kemi ardhur nga emigrimi për një jetë më të mirë, mbështetje skemi. por këtu ska te ardhme, do kthehemi përsëri atje." ka deklaruar ajo.
"Ne do bejmë të pamundurën mos tju shkoj dëm sakrifica, nuk duam të largojme investimet, duhet të largojmë të keqen jo juve, juve jeni e mira e ketij vendi. Jane 7 vite që vazhdohet kështu, tani duhet të themi mjaft." është shprehur Basha.
Ndër të tjera gjatë takimit më përfaqësues të kësaj fasonerie, Basha ka premtuar se pas 25 prillit do ti vijë në ndihmë këtyre bizneseve me paketa të posaçme ekonomike që të lehtësojnë kështu punën e bizneseve duke tërhequr investime të reja.
"Duhet të ketë një paketë ekonomike për biznese si puna juaj, ti japi cdo sipermarresi 200 mije lekë të vjetra për çdo njëri që rikthen në punë, në këto kohë pandemie.
Akses në kredi me garanci nga shteti, me 0 % interes, ulja e energjisë, çmimit te naftes.
Ka një rrugë, nuk ka pse të jetë kështu, por ka munguar vullneti. Unë ju garantoj që do ti japim fund kësaj, duhet të jemi bashkë.
Ju jeni punëdhënës, mbani familje, duam që nesër të mbani me puna akoma më shumë familje. " ka deklaruar kryedemokrati Basha
0 Comments: