Shkencëtarët janë shtangur së fundmi pasi një gumë e madhe korale është zbuluar nëAustrali. Ky zbulim erdhi pas 12 muajsh kërkime dhe mendohet të jetë i pari në 120 vitet e fundit.
Guma sipas shkencëtarëve, citon BBC, ishte 500 metra e lartë, që do të thotë se është më e madhe se Empire State Building në Nju Jork dhe më e madhe se Kullat Binjake të Malajzisë.
Për zbulimin e saj bordi i anijes kërkimore, i cili është në pronësi të insitutit ‘Schidt Ocean’, përdori një robot dhe video e shpërndarë ishte 3D. Drejtoresha e këtij insituti për këtë zbulim u shpreh:
‘Kjo gumë e gjatë gjysmë kilometri e gjetur në det të hapur në zonën e Cape York tregon më së miri se sa misterioze është bota pak përtej vijës sonë bregdetare.’
0 Comments: