Në shumë vende, përfshirë Indinë, njerëzit i hedhin një sy shenjës së partnerit të mundshëm për të parë nivelin e përputhshmërisë me të. Por japonezëve u pëlqen t’i bëjnë gjërat pak më ndryshe. Ata nuk mbështeten vetëm në informacionin dhe shenjat astrologjike, por në llojin e gjakut. Grupi i gjakut mund të fsheh informacion për personalitetin e secilit.
Ketsueki-gata është termi që përshkruan analizën e personalitetit të një personi bazuar në grupin e tij të gjakut. Termi fitoi popullaritet që nga vitet 1930, falë profesorit japonez Tokeji Furukaëa i cili botoi një letër duke pretenduar se secili grup gjaku pasqyron personalitetin e një personi që e zotëron atë.
Katër grupet kryesore të gjakut: A, B, O dhe AB ndahen nga njëri-tjetri bazuar në antigjenet e tyre. Antigjenet gjenden në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmojnë në shpjegimin e funksionimit efektiv të sistemit imunitar. Japonezët e përdorin grupin e gjakut si një mjet për të vlerësuar potencialin e një punonjësi dhe pajtueshmërinë e dy personave që martohen.
Megjithëse testi i personalitetit të grupit të gjakut nuk ka ende mbështetje shkencore, shumë njerëz pretendojnë se është absolutisht i vërtetë.
Grupi A
Njerëzit me këtë grup gjaku janë të ndjeshëm, bashkëpunues, emocionalë, të pasionuar dhe të zgjuar. Ata janë shumë të durueshëm, besnikë dhe e duan paqen, kështu që nuk u pëlqen të zihen me askënd. Por ndonjëherë këta njerëz bëhen tepër të ndjeshëm. Atyre nuk u pëlqen të thyejnë rregullat e përcaktuara nga shoqëria dhe të kujdesen për etiketimet dhe standardet shoqërore.
Këta njerëz marrin kohë për vendimet dhe janë shumë të organizuar në të gjitha sferat e jetës, por nuk mund të bëjnë shumë detyra. Ata pëlqejnë gjërat të pastra dhe të sistemuara në vendin e duhur, prandaj shumë njerëz me OCD kanë të njëjtin grup gjaku. Njerëzit me këtë grup gjaku gjithashtu stresohen lehtë dhe për këtë, kanë nivel të lartë të hormonit të kortizolit (stresit).
Grupi B
Këta njerëz janë krijues dhe i marrin vendimet në mënyrë të shpejtë. Por nuk u pëlqen të marrin urdhra. Ata përkushtohen me shpirt te diçka që e duan. Ata kanë dëshirë dhe përpiqen fort që të bëhen më të mirët nga gjithçka që bëjnë. Por ashtu si grupi i gjakut A, këta njerëz nuk performojnë mirë kur bëjnë shumë gjëra njëkohësisht. Njerëzit me grupin e gjakut B janë të zhytur në mendime dhe empati ndaj të tjerëve dhe bëjnë miq të mirë dhe të besueshëm. Këta njerëz gjithashtu përballen me shumë diskriminim për shkak të tipareve të tyre negative të personalitetit të tilla si egoizmi dhe të qenit jo-bashkëpunues në kohë. Shoqëria fokusohet gjithashtu në anën negative të njerëzve me grup gjaku B, edhe pse ata kanë edhe një anë të mirë. Por si rezultat i kësaj, ata priren të jenë të vetmuar.
Grupi AB
Njerëzit me grup gjaku AB janë një përzierje e llojeve të personalitetit A dhe B, ashtu si grupi i tyre i gjakut. Këta njerëz janë të komplikuar dhe mund të kenë personalitet të dyfishtë, pasi mund të jenë të ndrojtur si lloji A, si dhe të shoqërueshëm si tipi B. Ata përpiqen ta fshehin personalitetin e tyre nga të huajt, duke bërë kështu që shumica të besojnë se ata kanë personalitet i përzier. Është e vështirë t’i deshifrosh këta njerëz derisa t'i njohësh plotësisht. Gjithashtu, këta njerëz janë grupi më i rrallë i gjakut në botë.
Ata janë simpatikë dhe bëjnë miq lehtë. Kurrë nuk do të ketë një moment apatie në një grup miqsh edhe nëse vetëm njëri prej tyre është grup gjaku AB. Ata nuk ia dalin ta menaxhojnë stresin.
Njerëzit e grupit AB janë shumë të kujdesshëm ndërsa merren me të tjerët dhe janë empatikë.
Grupi 0
Njerëzit me grup gjaku O janë të guximshëm, që provojnë dhe përpiqen. Ata vendosin standarde të larta për veten dhe bëjnë gjithçka që munden për t'i arritur. Këta njerëz kanë cilësi të shkëlqyera drejtuese dhe gjërat e vogla nuk i shqetësojnë, gjë që i bën ata të duken si egoistë ndaj njerëzve të tjerë, veçanërisht ndaj atyre të grupit A.
Ata janë bujarë, zemërmirë dhe të dashur. Ata përshtaten mirë me ndryshimet. Ata janë elastikë dhe fleksibël dhe mund të performojnë më mirë sesa grupet e tjera të gjakut në situata të vështira.
Karakteristikat e personaliteteve pozitive: Lidershipi, i marrin gjërat me qetësi, kanë këndvështrim pozitiv, janë konfidentë, të qetë, të kujdesshëm, besnikë, paqësorë, të pasionuar, të pavarur, të besueshme, të lumtur, krijojnë trende dhe janë të përkushtuar.
0 Comments: