MC Networking

“INTERMEDICA”/ Llajo: Për të garantuar siguri, përgjigjet do t’i shoqërojmë me bar-kod

Detyrimi për bërjen e testit për COVID-19 për ata që kalojnë kufirin për në Greqi ka bërë që në laboratorët privatë të ketë fluks të madh kërkesash.

Vetëm në klinikën “Intermedica”, sipas administratorit Vasil Llajo, numri i njerëzve që kërkojnë të bëjnë tamponin është rreth 500 në ditë.

Në javën e kaluar, pas marrjes së lejes nga Ministria e Shëndetësisë ne kemi bërë përditë pothuajse nga 100-120 teste. Fluksi i madh i njerëzve për t’u larguar jashtë vendit dhe vendosja e rregullit nga shteti grek për kryerjen e tamponit në Kakavijë dhe Kapshticë, detyroi një pjesë shumë të madhe të atij fluksi njerëzish të kthehej mbrapsht për të kryer tamponin. Mund të them se kërkesat gjatë këtyre ditëve kanë qenë deri në 500 në ditë”, tha Llajo.

Për t’u garantuar qytetarëve sigurinë e testit, kjo klinikë ka vendosur që përgjiegjet t’I shoqërojë me bar-kod, i cili do të mund të lexohet nga të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Për të garantuar sigurinë e rezultateve të laboratorit tonë, të gjitha rezultatet që do dalin nga Intermedica do të jenë të markuara me bar-kod. Pra, në kufirin e vendit pritës ku ju do të shkoni do të skanohet ky bar-kod me aparaturën përkatëse dhe do t’i dali rezultati. Ky është një element sigurie maksimale që realizohet konform të gjitha standardeve të BE-së”, tha Llajo.

Sa i përket çmimit të testit, administratori Llajo shprehet se kostoja e testit është e lartë, ndaj është vendosur shifra më e ulët e mundshme, prej 12 mijë lekësh.

 “Vetë testi i biologjisë molekulare është një test i kushtueshëm dhe ne jemi munduar ta sjellim atë në një kosto minimale. Një kosto për të cilën jemi shumë më poshtë se çdo vend tjetër europian që ka koston e këtij testi, duke marrur parasysh që vetë procedura është e kushtueshme”, tha Llajo.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top