MC Networking

Drejtoresha e Tatimeve jep afatin e fundit për aplikimin e pagave të luftës deri në 5 qershor

Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj, kanë zhvilluar sot takime me bizneset në Tiranë. Denaj ka takuar tregtar dhe u ka bërë thirrje që të zbatojnë masat kundër përhapjes së COVID-19. Më tej ajo u shrpeh se edhe në qershor qeveria do të mbështesë bizneset që u mbyllur nga pandemia dhe duke u dhënë pagën minimale punonjësve.

Ndërkohë Ibrahimaj ka thënë se po vijon ende shpërndarja e paketës së dytë ekonomike dhe u ka bërë thirrje biznese që të aplikojnë pasi shumë prej tyre nuk kanë plotësuar dokumentet. 

Afati për ata që nuk kanë aplikuar është deri në 5 qershor, tha Ibrahimaj, dhe shtoi se tatim-paguesit do jenë përfitues pas ndryshimit të procedurave.

“Kemi ndjekur procesin e ankesave nga individë apo tatimpaguesit që nuk kanë mundur të aplikojnë ose përfitojnë nga paketa e dytë. Janë rreth 38 mijë individë që janë larguar nga puna në periudhën mars-prill për COVID-19, kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga paga e luftës. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve do të afishojë në faqen e vet të gjithë tatim-paguesit do jenë përfitues të këtij ndryshimi si edhe individët. Kanë kohë që të aplikojnë deri në datën 5 qershor siç ka qene edhe procedura e aplikimit për paketën e dytë. Mbas datën 5 qershor nëse bizneset nuk aplikojnë pagën e luftës do ia kalojmë të gjithë individëve që duhet të përfitojnë duke arritur në vlerën e 170 mijë personave”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas qeverisë deri tani janë 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë dhe 109 mijë e 664 që kanë përfituar 40.000 lekë nga Paketa e Zgjeruar.

  • Comments

1 Comments:

  1. Default User Picture
    Antonin Konomi (not verified)May 27, 2020 17:24 PM

    <p>Pershendetje &nbsp;si ka mundesi qe nga tatimet na ka ardhur aprovimi dhe banka akoma sna i kane kaluar pagen &nbsp;? Dhe sa do presim ?&nbsp;</p>

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top