MC Networking

Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin (FOTO/VIDEO)

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin, festa që përmbyll një muaj sakrifice.

Në Tiranë dhe rrethe, myslimanët sot falën namazin në një situatë të pazakontë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Falja është bërë në shumicën e xhamive të vendit, duke respektuar distancën dhe në mjedise të hapura.

Pavarësisht festës, zonat e kuqe në vend sot janë të mbyllura dhe nuk do të lejohet asnjë aktivitet.

Fiter Bajrami është festa e parë e këtij viti në kalendarinë islam dhe pas faljes së mëngjesit, rituali vazhdon me prerjen e kurbanit.

Ndryshe nga tradita e kësaj fetse, sivjet nuk do të kryhen vizitat familjare për shkak të izolimit të pandemisë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top