MC Networking

Përse është gabim të lani mishin e pulës para gatimit?

Kuzhinierja e njohur Julia Child një gjë e ka bërë gabim në karrierën e saj (mbase e vetmja në të gjithë karrierën e saj), ka larë mishin e pulës para gatimit.

Gjithmonë kur marrim një pulë në dorë dhe duam ta gatuajmë na lindin shumë pyetje: Si ta gatuaj? Ta pres apo ta gatuaj të tërë? A duhet ta laj para se ta gatuaj?

E vërteta është se në kuzhinë nuk mund të ndërmarrësh hapa të gabuar, veçanërisht nëse bëhet fjalë për produkte në rrezik të kontaminimit bakterial. Një përbërës që nuk mund ta lejojmë ta anashkalojmë, sipas raportit të fundit të publikuar nga Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara, është mishi i pulës: bakteret si Salmonella, Clostridium dhe Campylobacter gjejnë vend dhe zhvillohen tek mishi i pulës.

Gabimi që bëjnë të gjithë kur gatuajnë një pulë

Duke menduar se si mund të pastrohet më mirë, larja me ujë duket si zgjidhja më e mirë, por në fakt është e gabuar. Këtu gaboi edhe Julia Child, kur në një episod të serialeve Julia & Jacques Cooking At Home e lau pulën. Një gabim shumë serioz sipas studiuesve të USDA (Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara) dhe Universitetit Shtetëror të Karolinës Veriore: “nëse mikrobet ishin të dukshme me sy të lirë, duke larë mishin e pulës, do të shihni një pushtim të vërtetë të baktereve në peshqirët e kuzhinës, lavamanit dhe çfarëdo lloj gjëje që është afër. Përfshirë vetë personin, duke rritur shanset për të zhvilluar sëmundje për ata që më pas konsumojnë ushqim të kontaminuar nga kuzhina.”

Mënyra e vetme për të eleminuar bakteret

Kur bëhet fjalë për pulën, mënyra e vetme për të eleminuar dhe zvogëluar ngarkesën bakteriale është gatimi i mishit shumë mirë. Nxehtësia është e mjaftueshme për të shkatërruar mikrobet dhe vetëm në këtë mënyrë bëhet e sigurt për të konsumuar mishin e pulës, pa rrezikun e ndotjes së pjesëve të tjera në kuzhinë.

Shmangni ndotjen në kuzhinë

Larja e mishit të papërpunuar, veçanërisht pula, rrit rrezikun e baktereve që përhapet në kuzhinë, por gjithashtu thjesht prekja e produktit dhe më pas mos shpëlarja e duarve tuaj vë në rrezik shëndetin e mjedisit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të lani veten dhe mjetet, thika, pjesët ku e prisni, sipërfaqet pra që prekin pulën brenda 20 sekondave pas kontaktit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top