MC Networking

Ndahet nga jeta aktorja Patricia Millardet

Shuhet aktorja franceze, Patricia Millardet. Aktorja 63-vjeçare ndërroi jetë në Romë, si pasojë e një arresti kardiak.

Në Shqipëri, ajo mbahet mend për rolin e Silvia Kontit në serialin italian "Oktapodi", ku luante në krah të Michele Palcido.

Millardet ka lindur në 1957 në Mont de Marsan, në Francë.
Ajo ka jetuar në Itali prej fundit të viteve '80. U bë e njohur me rolin e gjykatëses Silvia Conti në "Oktapodi".

"Mendoj se Silvia i pëlqeu publikut oër ndershmërinë dhe gatishmërinë. Në fillim ky rol më frikësoi", ka thënë ajo për rolin e jetës së saj.

Në karrierën e saj, Millardet ka luajtur shumë të tilla, mes të cilëve edhe në serialin tjetër të njohur për shqiptarët, "Il bello delle donne".

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top